Gjendet e vdekur Sheila Abdus-Salaam, e para gjyqtare femër myslimane në SHBA
Trupi i pajetë i 65 vjecares u gjet në brigjet e lumit të Harlem-it në New York.
Një juriste me ngjyrë që theu shumë tabu duke u kthyer në gruan e parë myslimane që shërben në një gjykatë amerikane, kjo ishte e ndjera Sheila Abdus-Salaam.
Trupi i saj u gjet rreth orës 13:45 referuar orës lokale, raportojnë burimet policore.
Policia e tërhoqi trupin e pajetë të gjykatëses dhe ajo u raportua e vdekur që atje, pa shkuar ende në spital. Ekspertët mjeko-ligjor raportojnë se trupi i saj nuk tregoi për shenja dhune ose traume, cfarë e vështirëson spekulimin për vdekjen e saj.
Familja e saj e identifikoi atë dhe tanimë ka mbetur vetëm autopsia për tu bërë.
Abdus-Salaam, vendase në Washington DC, u shndërrua në gruan e parë afro-amerikane të emëruar në gjykatën e lartë në Amerikë nga guvernatori demokrat, Andrew Cuomo në vitin 2013.
“Si gruaja e parë afro-amerikane që fiton një pozicion të tillë, ajo mbetet një pionere. Përmes shkrimeve të saja, diturisë, pjekurisë dhe sensit të pakompromentueshëm të drejtësisë që ajo la pas tek ne, mungesa e saj do të ndihet për një kohë tepër të gjatë” shprehet Cuomo.
Enciklopedia për historinë politike amerikane e Princeton shprehet se Abdus Salaam ishte gruaja myslimane e parë që shërben në një pozicion të tillë pune në gjykatën amerikane. Gjithashtu ajo ishte edhe gruaja e parë me ngjyrë e emëruar në gjykatën më të lartë shtetërore në SHBA.
Burime policore raportojnë se gjykatësja kishte që prej mëngjesit të së mërkurës që rezultonte e zhdukur. /k.m/
Burimi: The Guardian