Gerda Lerner e studioi feminizmin që para se ai të dilte në modë
“Burrave i është dhënë përshtypja se janë shumë më të rëndësishëm në botë seç në fakt janë.”
Pa prisni. Mos ndoshta një nga profesoret e para të famshme feministe theksoi se duhet të jemi më të matur në lidhje me … burrat?
Po, dhe ajo e di se për çfarë po flet. E di shumë mirë.
Historiania Gerda Lerner ka thënë gjëra të forta për barazinë gjinore shumë më herët se Beyoncé të kërcente në skenë me shkronja të mëdha duke pohuar se ishte “feministe”. (Ne të duam edhe ty, Bey.)
Për shembull, intervista që ka bërë me “Thinking Allowed” është plot e përplot me informacione që vë seksizmin në perspektivë.
Një nga pikat më të rëndësishme që ajo prek kur flet është fakti se meshkujt gjithashtu lëndohen nga seksizmi.
“[Heqja e historisë së grave] ka nxitur iluzionet e madhështisë në çdo burrë që është e pajustifikuar. Nëse ju si burrë mund të mendoni që çdo gjë e madhe në botë dhe qytetërimi është krijuar nga burrat, atëherë natyrisht ju do ti shikoni me përçmim gratë. Dhe natyrisht që duhet të keni aspirata të ndryshme për djemtë dhe vajzat tuaja. Dhe unë nuk mendoj se kjo është gjë e mirë edhe për burrat “.
Lerner hulumtoi shumë çështje brenda temës së gjinisë, duke përfshirë edhe kur gratë filluan të trajtohen si qytetare të dorës së dytë. Dhe sa për ta ditur, ajo zbuloi se ishte para shumë kohësh.
Po flasim për epokën e Bronzit.
Lerner ishte një pioniere, kur bëhet fjalë për fuqizimin e grave.
Ajo ishte një forcë udhëheqëse në fushën e historisë së grave dhe një autore e realizuar e cila ka shkruar për patriarkatin (një sistem ku burrat kryesisht mbajnë pushtetin dhe gratë rrinë veçmas).
Për të vënë gjërat në perspektivë, historia e grave as nuk ishte gjë, kur ajo filloi ta studionte atë, siç ka shpjeguar ajo “Thinking Allowed” në intervistën më poshtë.
“Kur fillova të punoja mbi historinë e grave rreth 30 vjet më parë, kjo fushë nuk ekzistonte. Nuk ishte e njohur. Njerëzit nuk mendonin se gratë kishin një histori që ja vlente ta mësoje.”
Por në sajë të studiuesve si ajo, shumë më shumë njerëz mendojnë se gratë e meritojnë një vend në tryezë. Një sondazh në Vox botuar në prill gjeti se 85% e amerikanëve besojnë në “barazi për gratë.” (Dhe 15% tjetër gabohet, por ky është thjesht mendimi im)./www.upworthy.com