Ngjarja e Kavajës dhe e Drenasit u shoqërua me reagime të forta në rrjete sociale nga qytetarë të indinjuar, edhe pse në shumë raste për arsyen e gabuar.
Ishin me qindra komentet, ku qytetarët revoltoheshin jo për përdhunimin në vetvete, por për “guximin” e vajzave për të pasur të dashur apo për të kërkuar mbrojtje nga institucionet.
Gjuha diskriminuese dhe e urrejtjes, komente misogjene, seksiste dhe fyese, qëndrojnë qartazi në thelb të problematikës. Një shoqëri që vajzat i sheh si burimi i të këqijave, është një shoqëri që do të vazhdojë të prodhojë të tilla lajme, derisa institucionet të reagojnë. Më poshtë disa nga komentet e mbledhura: