Filmi rreth grave të fuqishme dhe kënaqësisë femërore
Shikueset femra u dyndën nëpër kinema të shikojnë “Magic Mike XXL” kur filmi doli në ekranin e madh javën e kaluar. Shumë prej fanseve e kanë vlerësuar filmin për feminizmin e tij.
Vazhdimi i filmit, që vijon me Channing Tatum dhe bandën e tij të balerinëve meshkuj ndërkohë që ata shkojnë drejt performancës së tyre të fundit në një konventë stripterash, është duartrokitur për përshkrimin e tij progresiv të grave të moshave, llojeve të trupit dhe racave të ndryshme, për personazhet e tij të fuqishme dhe përqafimit të tij pozitiv të seksualitetit femëror. Siç vuri në dukje Soraya Nadia McDonald e Washington Post, “Magic Mike XXL” madje kaloi edhe testin Bechdel (Testi Bechdel është n jë test për filma. Që filmi ta “kalojë” këtë test duhet të ketë:1) Të paktën dy karaktere femërorë me emra, të cilat; 2)flasin me njëra-tjetrën rreth; 3) diçkaje tjetër përveç një burri.)
Siç tha dhe shkrimtarja argëtuese e Cosmopolitan.com Patti Greco për HuffPost Live, shkrimtarët e filmit mund të kenë patur për qëllim që të bënin komedi çunash, por rezultati doli krejt ndryshe.
“Në fund, ajo që doli prej tij ishte një film që ishte përqëndruar në idenë se kënaqësia e grave është shumë e rëndësishme,” i tha Greco prezantueses Caroline Modaressy-Teheran. “Ka pasur shumë karaktere femra të cilat kanë ndihmuar të shkruajnë pjesët e tyre. Jada Pinkett-Smith, që ishte një surprizë në këtë film dhe ndoshta dhe pjesa më e fuqizuar dhe feministe e filmit e bëri atë rol shumë të rëndësishëm, e njëjta gjë ndodhi dhe me Andie MacDowell.”
Greco gjithashtu përshëndeti zhvillimin e karakterit të protagonistëve meshkuj të filmit dhe i është përgjigjur kritikës se “Magic Mike XXL” i objektifikon burrat dhe promovon standarde joreale trupore.
“Në qoftë se këta burra do të ishin vetëm muskuj të formuar, askush nuk do të tërhiqej prej tyre. Ata në fakt kanë personalitet,” tha ajo. “Ata kanë ndjeshmëri dhe në këtë mënyrë ata janë disi femërorë në disa mënyra dhe kjo luan me idenë se ju nuk mund të jeni vetëm një copë mishi. Ju gjithashtu duhet të jeni të ndjeshëm për të kënaqur një grua.”/A.A.