Filmi që trajton temën sensitive të dhunës ndaj grave gjatë luftës në Kosovë

Dhuna që kanë përjetuar gratë kosovare gjatë luftës në vitin 1989-1999 nuk ka marrë vëmendjen e duhur, por regjisorja Lendita Zeqiraj shpreson që ti ndihmojë këto gra duke i dhënë zë në filmin e saj të ri me titull “Aga”.
Regjisorja 46 vjeçare është fituese e disa çmimeve dhe ka drejtuar një sërë filmash me metrazh të shkurtër dhe dokumentarë. Vetëm së fundmi ka nisur të diskutohet në diskursin publik për një temë kaq delikate. Sipas Zeqiraj, ato që janë traumatizuar prej luftës ende vuajnë edhe sot e kësaj dite.
“Stigma mbetet një nga elementët që i vret këto gra më shumë se çdo gjë. Në Kosovë ka shumë viktima të dhunë seksuale që vuajnë në heshtje dramat dhe i brendësojnë traumat” shprehet regjisorja.
Filmi i saj i fundit me titull “Aga” flet për historinë e një djali shqiptar nga Kosova që jeton me 5 gra- të gjitha viktima të dhunës në familje dhe asaj seksuale. Filmi eksploron jetët e grave të kësaj shtëpie dhe Zeqiraj shpreson që duke përshkruar jetët e tyre, ajo mund të nxjerrë në dritë realitetin e zymtë që shumë viktima të dhunës seksuale përjetuan gjatë luftës.
Zeqiraj dëshiron të ekspozojë paragjykimet ndaj këtyre grave, që i shtohen vuajtjes dhe stigmatës që ato ndiejnë. “Dhuna seksuale as në art nuk është trajtuar mjaftueshëm” shprehet Zeqiraj. Përveç Zeqiraj, ka dhe shumë gra të tjera që morën guximin për të folur rreth problematikave të dhunës. Gazetarja kosovare Laura Kryeziu bëri bujë në median kosovare pasi foli hapur për dhunën e ushtruar ndaj saj prej ish-bashkëshortit.
/k.m/
Burimi: NewsMavens