Festivali i Filmit të Kanës ka ndaluar hyrjen e grave që nuk kishin veshur taka të larta
Njoftimet se Festivali i Filmit të Kanës ka larguar gra nga një event me tapet të kuq sepse nuk kishin veshur taka të larta, kanë provokuar një reagim të ashpër online.
Revista Screen thotë se disa grave ju është mohuar hyrja në një premierë të dielën sepse kishin veshur këpucë të sheshta.
Christine Aimé nga festivali i tha Newsbeat: “Rregullat nuk kanë ndryshuar gjatë viteve (smoking, veshje formale për shfaqjet Gala).
“Nuk përmendet në asnjë vend të veçantë lartësia e takave të grave.
“Kështu, në mënyrë që të sigurohemi se ky rregull respektohet, organizatorët e festivalit u rikujtuan për të.”
Ne kërkuam prej saj të na sqaronte nëse grave iu është kërkuar të largohen nga eventi i së dielës, sepse ato kishin veshur këpucë të sheshta.
Drejtori i Kanës Thierry Fremaux tha në Twitter se raportimet ishin të pabaza.
Eventi i mbrëmjes se të dielës ishte transmetimi i filmit Carol, një romancë lezbike me aktoren Cate Blanchett.
Vicci Ho, një ish programuese e festivalit të filmit, nuk u pranua në transmetimin e orës 19:00 sepse ajo kishte veshur këpucë të sheshta.
Megjithatë, pasi argumentoi me katër roje për dhjetë minuta, duke u shpjeguar atyre se ajo kishte probleme me kyçin e këmbës dhe prandaj nuk mund të vishte taka, ajo u lejua të futej.
Ajo i tha Newsbeat: “Ka qenë qesharake këtë vit. Cannes duhet të jetë më bashkëkohore. Të jesh në modë për një grua nuk do të thotë më që duhet të veshë taka. Ata kanë nevojë të trajnojnë rojet e tyre më mirë….
“Unë kisha veshur këpucë të bukura lëkure, por më thanë se këto ishin këpucët rruge dhe unë duhet ti ndërroja ato. Unë i respektoj rregullat dhe vendin, por në të njëjtën kohë isha në veshje formale.”
Denis Villeneuve, Benicio del Toro dhe Josh Brolin kanë thënë se do të dalin në tapetin e kuq me taka të larta në shenjë proteste.
Për më shumë klikoni: www.bbc.co.uk