“Femrat janë për të larë pjata e për të gatuar pranë sobës, jo për futboll”
Futbollistët e Spartës së Pragës, Lukas Vaça dhe Tomas Koubek, do të stërviten për një afat të papërcaktuar me ekipin e grave të klubit të njohur çek. Arsyeja është e thjeshtë, të dy i janë drejtuar me fyerje seksiste gjyqtares Lucie Ratajova gjatë një ndeshjeje.
Mes të tjerave, një prej lojtarëve, të cilët kanë luajtur disa ndeshje me përfaqësuesen e Republikës Çeke, i ka thënë asaj se ajo duhej të qëndronte “pranë sobës”. Komentet në fjalë janë pasqyruar në raportin e gjyqtares dhe të dy, përveç gjobës nga Federata, kanë marrë një ndëshkim të veçantë edhe nga klubi.
“Kjo është arsyeja pse i çuam te ekipi i grave të stërviten”, shpjegoi drejtori i përgjithshëm i Sparta Pragës, Adam Kotalik. “Kështu ata mund të shohin me sytë e tyre se gratë nuk janë të përshtatshme vetëm për të qëndruar pranë sobës dhe enëve të gatimit”/A.A.