Fëmijët e nënave që punojnë janë më të mirë
Mjaft u stresuat mama që punoni. Fëmija juaj është shumë mirë. Ndoshta edhe më mirë se thjesht mirë.
Në bazë të gjetjeve të reja nga një studim i Shkollës së Biznesit në Harvard, vajzat e nënave që punojnë, kur rriten bëhen më të suksesshme në vendin e punës se sa bashkëmoshatarët e tyre. Ato fitojnë më shumë para dhe kanë më shumë gjasa të bëhen shefe.
Ndërkohë që vajzat shohin fitime më të mëdha financiare, djemtë e nënave që punojnë kanë më shumë gjasa që kur të rriten të kontribuojnë në kujdesin ndaj fëmijëve dhe punëve të shtëpisë.
Në të gjithë botën, fëmijët e nënave që punojnë kanë më pak të ngjarë që të mbajnë rolet tradicionale të mashkullit që fiton bukën e gojës dhe të femrës që kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët.
Sipas një studimi të ri nga ana e profesoreshës të Harvardit Kathleen McGinn, fëmijët nën 14 vjeç të cilët u ekspozuan ndaj nënave që punonin – me kohë të pjesshme ose me kohë të plotë – për të paktën një vit, rriten duke patur pikëpamje gjinore më egalitariste se të rriturit./money.cnn.com