E përdhunuar në moshën 10 vjeçare, sot një aktiviste feministe 25 vjeçare

Një vajzë në Çeki ka postuar një video ku flet për eksperiencën e saj të hidhur pasi u përdhunua në moshë fare të njomë. Reagimet suportive dhe pozitive që ajo mori e frymëzuan për të krijuar “Stoptabu”, një projekt që ndihmon viktimat e dhunës seksuale të dalin e të flasin hapur për abuzimin seksual që kanë kaluar.
Emri i saj është Jana Zbořilová dhe aktualisht po mbledh para për projektin e saj në mënyrë që t’i vijë në ndihmë sa më shumë personave në nevojë. Paratë e mbledhura do të shkojnë për rritjen e cilësisë së video-ve të personave që rrëfehen, për zhvillim seminaresh rreth dhunës seksuale etj.
“E kam kuptuar se të folurit publikisht për këtë rast ishte shumë i rëndësishëm. Ka sigurisht dhe komente negative. Në njërin prej tyre unë akuzohesha se e kam shpikur të gjithë këtë histori për të marrë para” shprehet Jana.
Incidenti që la pasoja të thella në zhvillimin e jetës së Janës ndodhi kur kjo e fundit ishte vetëm 10 vjeçare. Ajo ishte duke u kthyer nga shkolla kur u ndalua nga një fotograf, i cili i tha se ishte shumë e bukur dhe se do ishte modelja perfekte për fushatën me kuaj. Meqenëse Jana i donte shumë kuajt dhe me naivitetin e një fëmijë, ajo vendosi të shkojë.
Ajo nuk kishte dijeni rreth marrëdhënieve seksuale dhe eksperienca e përdhunimit pati efekt psikologjik tek Jana. Ajo nuk i rrëfeu kurrëkujt për këtë eksperiencë, të shoqërua me vetë-fajësim. Vetëm së fundmi ajo iu tregoi prindërve për këtë gjë.
Rreth 300 gra dhe burra i dërguan Janës email-e dhe me dhjetëra meazhe në Facebook dhe Instagram, duke iu rrëfyer për eksperienca të ngjashme. Midis historive të shumta, Jana veçon historinë e një gruaje e cila u përdhunua nga një prift rreth 10 vite më parë, si dhe i kishte dërguar një letër kishës për këtë histori por asnjë iniciativë nuk ishte ndërmarrë apo kthim përgjigjeje./k.m/
Burimi: NewsMavens