E mbijetuara e dhunës seksuale e luftës në Kosovë, Shyhrete Tahiri sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorisë Speciale në Kosovë për të kërkuar publikisht drejtësi rreth krimit që ka përjetuar, shkruan KultPlus.
“Të nderuar qytetar sot jam këtu me nda me ju dhimbjen që e kam në shpirt dhe përfaqësoj të gjitha nënat, gratë, motrat e vëllezërit që atë dhimbje e kanë njëjtë si unë dhe të ju jap kurajo. Nuk është e lehtë aspak të ndaj këtë dhimbje të shpirtit që ther zemrat dhe nuk bëhen asnjëherë bashkë. Po, sot jam këtu për të kërkuar drejtësi”, duke mos pasur forcë për të vazhduar fjalën, Tahiri në fund falënderoi të gjithë për përkrahjen.
Pas kësaj fjale, simbolikisht Tahiri ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale dosjen e saj duke shpresuar që drejtësia të vihet në vend sa më shpejt.
Feride Rushiti kërkoi që institucionet të punojnë më shumë në këtë drejtim sepse deri më tani asnjë kryerës i dhunimeve gjatë luftës nuk ka marrë dënimin nga gjykatat. Po ashtu Prokuroria Speciale në Kosovë, përveç hetimit të këtyre rasteve, ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë. / KultPlus
Burimi i fotos: Gazeta Metro