Doni të dini pse gratë nuk i raportojnë sulmet seksuale? Pyesni Keshën.
Të premten pasdite, një gjykatës vendosi kundër kërkesës së Kesha-s për t’u çliruar nga kontrata e saj me Sony. Ajo kontratë e detyron yllin e popit 28 vjeçar që të regjistrojë edhe gjashtë albume të tjera me kompaninë, dhe kështu e lidh atë me një producent që ajo thotë se e ka sulmuar seksualisht.
Në vitin 2014, Kesha ngriti një padi kundër producentit Dr. Luke (Lukasz Gottwald) kompania e prodhimit të të cilit është pjesë e Sony. Sipas Billboard, padia detajonte pretendimet e Kesha-s se Dr. Luke kishte abuzuar me të për vite me rradhë, duke e detyruar atë të merrte drogëra, duke i dhënë asaj “pilula esëll” dhe duke e përdhunuar. Që atëherë, ajo ka qenë në një betejë të zgjatur ligjore me producentin, që të çlironte veten nga kontrata me të.
Kesha është një celebritet e pasur, e bukur, e bardhë që punon në nivelet më të larta të një industrie elitë. Megjithatë, edhe këto privilegje nuk e veçuan nga viktimat e tjera të abuzimit seksual të cilat përballen me një sistem të drejtësisë që shpesh nuk i mbron ato. Historia e saj hedh dritë mbi arsyet pse përdhunimi mbetet një nga krimet më pak të raportuara.
E vërteta është se ka pak stimuj për të dalë përpara me një pretendim sulmi seksual. Kjo do të thotë që të jesh e detyruar ta përjetosh traumën papushim, për njerëz të cilët mund të mos besojnë se ajo që ti thua se ka ndodhur në të vërtetë, ka ndodhur në të vërtetë. Do të thotë të përballesh me gjykimet e atyre më të afërt për ju, dhe në rast të Kesha-s, gjykimin e publikut që përcakton suksesin e karrierës së saj. Kjo do të thotë se je zgjedhur, ndërkohë që njerëzit përpiqen të gjejnë se sa viktimë “perfekte” jeni. Kjo mund të thotë që do keni të bëni me zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe anëtarë të jurisë të cilët janë socializuar të besojnë mitet rreth përdhunimit.
“Ti je dhunuar tashmë”, i tha Madonna Howard Stern vitin e kaluar, kur ai e pyeti se pse ajo kurrë nuk e raportoi një sulm të dhunshëm në polici në fund të viteve 1970. “Nuk ja vlen. Është poshtërim shumë i madh.”
Dhe shumicën e kohës, edhe pas gjithë atij “poshtërimi”, një abuzues kurrë nuk do ta shohë burgun nga brenda. Sipas RAINN, vetëm 2 për qind e përdhunuesve bëjnë burg, dhe edhe pse është disi më e lehtë për të fituar një padi civile sesa një kriminale, asgjë nuk është e garantuar.
Të paktën në vitin 2016 gjykata e opinionit publik mund të sigurojë një mbështetje për gratë dhe burrat të cilët dalin hapur me akuza të dhunës seksuale. Sot hashtaget #FreeKesha dhe #SonySupportsRape (SonyMbështetPërdhunimin)ishin përhapur nga njerëz nga e gjithë bota duke përdorur zërat e tyre të internetit për të folur në emër Kesha-s. Sigurisht, këto hashtage nuk do të ndryshojnë rezultatin e rastit të saj.
Kesha doli hapur me akuzat e saj. Ajo i bëri ato publike. Ajo është vënë nën gijotinë – emocionalisht, fizikisht dhe profesionalisht. Por distanca që ajo dëshiron të qëndrojë larg nga dhunuesi i saj është ende larg për tu arrirë.
Kjo dërgon një mesazh për viktimat. Të dalësh hapur do të thotë të rrezikosh të humbasësh shumë e të fitosh pak. Çfarë lloj “drejtësie” është kjo?/A.A.