Donald Trump ka të drejtë kur thotë se Hillary Clinton nuk ngjan si presidentët e tjerë
Kandidati presidencial republikan Donald Trump e kapi me Hillary Clinton të martën mbi paraqitjen e saj të jashtme, duke thënë se ajo thjesht nuk duket presidenciale.
“A mendoni se ajo duket presidenciale? Nuk mendoj kështu”, i ka thënë Trump turmës së tij në një tubim në Ashburn, Virginia. Trump nuk dha hollësi se çfarë e bën Clinton jo presidenciale. Por ai ka të drejtë që ajo duket ndryshe nga presidentët e kaluar, dhe ka një goxha arsye pse.
Të dukesh presidencial apo autoritativ ka qenë prej kohësh diçka që gratë që konkurrojnë për poste zyrtare u është dashur të përballen. Është konsideruar normale dhe e pritshme për presidentët që të posedojnë atributet e lidhura tradicionalisht me burrërinë: forcë, rezistencë, virilitet, atleticizëm dhe karizëm. Vendi madje i pëlqen presidentët e tij të jenë të gjatë, dhe burrat ka më shumë të ngjarë se gratë që të jenë.
Ish Republikania Pat Schroeder (DColo.), e cila hulumtoi një kandidaturë për president në vitin 1987 ka vënë në dukje se ka një mënyrë që burrat mund të vishen kur duan të duken sikur janë të zotët dhe punojnë shumë. Por për gratë, kjo është shumë më e vështirë.
“Të gjithë ne mund të këshillojmë burrat se çfarë duhet të veshin,” tha Shroeder gjatë një conference për shtyp vitin e kaluar. “Nëse doni të dukeni të zënë me punë, mund të lironi kravatën, jakën, ngrini mëngët e këmishës, vraponi disa hapa, vini një telefon në vesh.”
“Nuk ka asnjë lloj uniforme të ngjashme për gratë,” shtoi ajo. “Dhe ne priremi të dukemi ose si shtretër të parregulluar ose si modele. Të përpiqesh të gjesh se si një grua duket kur është duke punuar shumë nëpërmjet këtyre vizualeve shumë të rëndësishme, është thjesht diçka që nuk ka një formulë të vërtetë për të.”
Meqë gratë kanë qenë të përjashtuara edhe nga pozicionet e udhëheqjes ushtarake për një kohë të gjatë, ishte e vështirë edhe për anëtarët e publikut që të projektonin në mendjet e tyre imazhin e një gruaje si komandante të përgjithshme. Kur Geraldine Ferraro kandidoi për zëvendës presidente, gazetari Marvin Kalb e pyeti atë për “Meet the Press” nëse ajo mund të “shtypte butonin bërthamor” po të ishte e nevojshme – një pyetje që burrave në garë nuk ju bë.
Dhe kur një grua më në fund të zërë Zyrën Ovale, strategia Demokrate Ann Lewis beson se kjo do të ndihmojë në vendosjen e më shumë grave në zyra publike.
“Ju nuk mund të doni atë që as nuk mund ta imagjinoni,” tha Lewis për Huffington Post kohët e fundit. “Është shumë e vështirë të çohesh çdo ditë dhe të punosh për diçka që duket absolutisht e pamundur. Një grua në Shtëpinë e Bardhë do të thotë për të gjithë, “Oh, unë mund ta bëj këtë.” Jo vetëm, meqë ra fjala, për gratë, por kushdo që ka menduar se janë të përjashtuar.”/A.A.