Djemtë dhe burrat kundër dhunës ndaj gruas
Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me bazë Gjinore, do të organizohet marshimi me biçikleta, aktivitet i shoqatës “Together for Life” (Tiranë), me mbështetjen e UNDP, UN Women dhe me fonde te qeverise Suedeze.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e marshimit me biçikleta. Kushdo që ka dëshirë dhe i jep biçikletës mund të vijë vullnetarisht të bëhet pjesë në marshim.
Nisja do të bëhet në datën 25 nëntor 2014, ora 10.00, para Pallatit të Kongreseve.
Lutemi kushdo që është i interesuar mund të dërgojë në inbox: emrin dhe numrin e telefonit.