10 Milion vajza të tjera mund të detyrohen të martohen që të vogla para fundit të dekadës për shkak të pandemisë COVID-19, raportoi të hënën UNICEF.
Agjencia e UN për mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve paralajmëroi se pandemia po zhbën progresin e arritur ndër vite, duke minimizuar praktikat.
“COVID-19 ka krijuar një situatë tashmë tepër të vështirë për miliona vajza,” tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF Henrietta Fore në një deklaratë të lëshuar për Ditën Ndërkombëtare të Grave.
“Mbyllja e shkollave, izolimi nga miqtë dhe varfëria në rritje kanë shtuar benzinën në zjarr për të cilën bota tashmë po lufton për ta shuar,” shtoj ajo.
Para krizës shëndetësore globale, UNICEF dëshmoj se 100 milion vajza ishin në rrezik nga martesa e tyre në moshë të vogël gjatë 10 vjecarit të fundit, megjithë uljet “e konsiderueshme” në disa vende. Gjatë 10 viteve të mëparshme, përqindja e vajzave të reja të martuara që fëmijë ishte ulur me 15 përqind – ekuivalenti ky i 25 milion martesave të shmangura.
Dëshmi na tregojnë se një numër prej 650 milion vajza të reja ishin martuar këto ditë, një numër që është sa ngjysma e vajzave të martuara në Bangladesh, Brazil, Etiopi, Indi dhe Nigeri.
Vajzat që martohen që në fëmijëri kanë më shumë të ngjarë që të përjetojnë dhunë në familje dhe të mos shkojnë në shkollë. Martesat e vajzave në moshë të re gjithashtu rrisin rrezikun për një shtatëzani të hershme dhe të paplanifikuar, ndërkohë nga ana tjetër, rrisin edhe rrezikun e ndërlikimeve që mund të kenë këto vajza gjatë shtatëzanisë, gjë e cila con deri në vdekje. Izolimi nga miqtë dhe familja gjithashtu mund të sjellë dëm të rëndë në shëndetin mendor dhe mirëqenien e vajzave.
UNICEF theksoi se ndërsa “martesa ndryshon rrënjësisht rrjedhën e jetës së vajzave, efektet e pandemisë në zhvillimin njerëzor do të ndikojnë në një brez të tërë.”
“Për një vit pandemik tashmë, vendimi për zvogëlimin e taksave për këto vajza dhe familjet e tyre është shumë i nevojshëm”, tha Fore.
Duke rihapur shkollat, duke zbatuar ligje dhe politika efektive, duke siguruar akses në shërbimet shëndetësore dhe sociale – përfshirë shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues – dhe duke siguruar masa gjithëpërfshirëse të mbrojtjes sociale për familjet, ne mund të zvogëlojmë ndjeshëm rrezikun e vjedhjes së fëmijërisë së një vajze nëpërmjet martesës së tyre në moshë të vogël.