Dhuna seksuale është një mjet lufte, por ne kemi armë për ti dhënë fund
Me çdo ditë që kalon, ka një tjetër histori rreth dhunës së tmerrshme që Shteti Islamik po kryen ndaj grave dhe vajzave. Luftëtarët e Isis thuhet se përdhunuan katër gra, pastaj i vranë me gura në shkurt të këtij viti për “tradhëti bashkëshortore”. Forcat irakiane kanë gjetur kohët e fundit një varr masiv që mban trupa grash dhe fëmijësh që besohet se janë vrarë nga Isis. Dhe në vitin 2014, Isis masakroi rreth 5,000 civilë në malin Sinjar në Irak, duke shkaktuar largimin e qindra njerëzve dhe dënuan qindra gra Yazidi me skllavëri seksuale.
Tregimet nga gratë që kanë shpëtuar nga Isis zbulojnë brutalitet ekstrem. Gazetarët dhe organizatat e të drejtave të njeriut zbulojnë shkallën e këtyre krimeve, duke përfshirë skllavërinë seksuale, martesat e detyruara, rrëmbime dhe përdhunime.
Edhe pse çdo konflikt është unik, ne kemi parë herë pas here se dhuna seksuale është një mjet sistematik dhe strategjik i luftës – jo thjesht një pasojë e pashmangshme.
Grupet ekstremiste të tilla si Isis dhe Boko Haram përdorin dhunën seksuale, sepse ajo prish dhe destabilizon më tej familjet dhe komunitetet, dhe stigmatizon gratë. Abuzimet e kryera nga Isis po justifikohen në emër të fesë duke u bazuar në Kur’an, nëpërmjet interpretimeve të tyre radikale. Kjo formë e dhunës ka pasoja të dallueshme dhe shkatërruese që mbeten me individët, komunitetet dhe vendet për breza me rradhë.
Për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm, ne duhet të kuptojmë se si dhuna seksuale – dhe dhuna kundër grave më gjerësisht – është një gur themeli i Isis për të ndërtuar një kalifat.
Kjo dhunë është e shoqëruar me një filozofi qeverisëse që kërkon të çojë prapa përsëri të drejtat e grave në të gjitha format. Isis detyron gratë me skllavëri seksuale për të kënaqur kërkesat e luftëtarëve, për ti mbajtur ata të përkushtuar, dhe të prodhojnë pasardhës. Trafikon qënie njerëzore për të gjeneruar të ardhura, duke shitur gra dhe vajza për blerës lokalë dhe nëpërmjet qarqeve ndërkombëtare.
Adresimi i dhunës seksuale është një domosdoshmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar paqen dhe sigurinë. Autorët duhet të mbahen përgjegjës. Marrëveshjet e paqes që adresojnë ndikimet e dhunës seksuale kanë një shans më të mirë për nxitjen e kohezionit social, rimëkëmbjen ekonomike dhe paqe të qëndrueshme.
Këtu janë disa hapa që besojmë se duhet të ndërmerren menjëherë për të adresuar dhunën seksuale të lidhur me konfliktet.
Së pari, komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë një prioritet të lartë për të siguruar zbatimin e plotë të ligjeve dhe angazhimeve ekzistuese që avancojnë mbrojtjen dhe fuqizimin e grave. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1325 – e cila pranoi ndikimin e ndryshëm të konfliktit mbi gratë dhe vajzat, dhe pohoi pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në zgjidhjen e konflikteve dhe rimëkëmbjen pas konfliktit – nuk është zbatuar plotësisht. Në përgjigje të ekstremizmit të dhunshëm, vendimmarrja- nga politikat qeveritare me strategji kundër terrorizmit dhe përgjigjet humanitare – mund të dëmtojë një strategji kyçe të organizatave ekstremiste duke u fokusuar tek gratë.
Së dyti, është e rëndësishme që të shpërbëjmë kulturën e mosndëshkimit që rrethon dhunën seksuale të lidhur me konfliktet, me një fokus të fortë në sjelljen e atyre që janë përgjegjës para drejtësisë. Kjo kërkon dokumentacion të plotë dhe hetim të rasteve, si dhe një këmbënguljen se ne nuk mund të lejojmë autorët e dhunës që të marrin strehë apo amnisti për krimet e tyre. Të gjitha palët në konflikt, si aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë, kanë një detyrim para ligjit ndërkombëtar si për të parandaluar ashtu edhe për të ndëshkuar krimet e dhunës seksuale në konflikt.
Adresimi i mosndëshkimit i kërkon qeverive që të sigurojnë dëmshpërblime. Drejtësia nuk është vetëm që të ndëshkojë keqbërësit; ajo ka lidhje me fuqizimin e të mbijetuarve. Dëmshpërblimet lidhen fuqishëm me fuqizimin ekonomik, dinjitetin dhe ndryshimet shoqërore, duke i lejuar të mbijetuarit të kthehen në jetën normale.
Ne kemi parë progres në Republikën Demokratike të Kongos, kur në vitin 2014 qeveria mori një hap të paprecedent që të ndiqte penalisht zyrtarë të rangut të lartë të ushtrisë dhe ti paguante dëmshpërblime të mbijetuarve. Në Kolumbi, gjykata e paqes dhe drejtësisë urdhëroi udhëheqësit paraushtarakë që të siguronin dëmshpërblime për më shumë se 9,500 njerëz, duke përfshirë viktimat e dhunës seksuale të lidhura me konfliktet, dhe të kërkonin falje publikisht. Në një vendim historik, gjykata Boshnjake vendosi së fundmi për kompensim financiar, si një formë shpërblimi për të mbijetuarit e përdhunimit dhe dhunës seksuale gjatë luftës në vitet 1990.
Së treti, shërbimet holistike për të mbijetuarit dhe familjet e tyre – duke përfshirë shërbimet psikologjike, përkujdesje fizike dhe trajtimit psikosocial – duhet të jenë prioritet dhe të vihen në dispozicion në çdo përgjigje të koordinuar humanitare. Ne duhet të punojmë për të hequr stigmën me të cilën përballen kaq shumë të mbijetuar të dhunës seksuale në mënyrë që ata të mund të ri-integrohen në mënyrë të sigurtë në shtëpitë dhe komunitetet e tyre. Kujdesi gjithëpërfshirës kërkon fonde të mjaftueshme që të mund të ndihmojë familjet dhe komunitetet të shërohen dhe të ecin përpara.
Së fundi, ne duhet të vëmë një çmim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar pjesëmarrjen e plotë dhe domethënëse në ndërtimin e paqes, operacionet e sigurisë, ekonomisë dhe vendim-marrjes. Strategjitë kundër terrorizmit dhe përgjigjet humanitare duhet të vendosin fuqizimin e grave në vend të parë. Ato nuk duhet të shihen vetëm si viktima, por si udhëheqëse dhe ndryshuese të situatave.
Nëse ne jemi seriozë në lidhje me luftën kundër ekstremizmit dhe adresimin e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga grupe si Isis, një qasje gjithëpërfshirëse, e koordinuar – e cila angazhon jo vetëm qeveritë dhe forcat ushtarake, por edhe udhëheqësit fetarë, grupet e komunitetit dhe organizatat e grave – është e nevojshme. Për më tepër, një fokus në të drejtat e njeriut, zhvillimin dhe barazinë gjinore duhet të jetë pjesë përbërëse e kësaj qasjeje. Asgjë më pak nuk do të shërbejë për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm dhe kërcënimit që përfaqëson./A.A.