Vendi më i rrezikshëm për gratë është shtëpia e tyre, përfundon një raport i ri nga Kombet e Bashkuara mbi dhunën me bazë gjinore.
Zyra e Sh.B.A për Drogën dhe Krimin (UNODC) publikoi të dielën “Studimin Global mbi Vrasjet: Vrasjet e Grave dhe dhuna me bazë gjinore”. Raporti analizoi dhunën e ushtruar ndaj grave në të gjithë botën në vitin 2017, duke parë dhunën e ushtruar prej partnerëve dhe vrasjet në lidhjet familjare, siç njihen ndryshe “vrasjet e nderit”.
Rreth 87,000 gra u vranë në mbarë botën dhe më shumë se gjysma e tyre (50,000 ose 58 përqind) u vranë nga partnerët ose anëtarët e familjes. Kjo do të thotë që, globalisht, gjashtë gra vriten çdo një orë nga dikush që ata e njohin.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres e përshkroi dhunën ndaj grave si një “epidemi globale” në një deklaratë gjatë ditës së dielë.
“Mbetet një shqetësim për të gjitha gratë dhe vajzat, një shenjë turpi për të gjitha shoqëritë tona dhe një pengesë kryesore për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm,” tha ai. “Në thelb të saj, dhuna ndaj grave dhe vajzave është shfaqja e një mungese të thellë respekti – dështimi i burrave për të njohur barazinë dhe dinjitetin e qenësishëm të grave. Eshtë çështje e të drejtave themelore të njeriut. “
Raporti i OKB gjithashtu theksoi se gratë kanë shumë më shumë gjasa të vdesin nga dhuna në familje sesa burrat. Sipas studimit, 82 përqind e viktimave të vrasjeve nga partneri intim janë gra dhe 18 përqind janë burra.
Studimi konstaton që dhuna ndaj grave është rritur në pesë vitet e fundit, duke u bazuar në të dhënat nga viti 2012, në të cilat rezulton se 48,000 (47 përqind) vrasje ishin kryer nga partnerët ose anëtarë të familjes kundrejt grave.
Burimi: Huffington Post
Burimi i fotos: Flickr/University of the Fraser Valley