Deputeti që tha se gratë duhet të paguhen më pak se burrat pezullohet nga Parlamenti Evropian
Janusz Korwin-Mikke, anëtar i Parlamentit Evropian nga Polonia, do të pezullohet nga aktivitetet parlamentare për 10 ditë si edhe do t’i ndalohet e drejta e përfaqësimit për legjislaturën për një vit, shprehet presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani.
Tajani shprehet më tej: “Ne nuk do të tolerojmë një sjellje të tillë’’ dhe shton se “ duke ofenduar gratë, u shfaq përbuzje ndaj vlerave tona më fondamentale”.
Deputeti polak u shpreh në një seancë parlamentare se gratë duhet të fitojnë më pak se burrat, ”sepse ato janë më delikate, më të dobëta, më pak inteligjente, prandaj duhet të fitojnë më pak!”.
Komentet sollën polemika të shumta, një prej të cilave erdhi nga anëtarja e Parlamentit Evropian nga Spanja, Iratxe Garcia Perez: “ Shiko, sipas teorisë tënde, unë nuk e kam të drejtën që të jem këtu, si pjesëtare e parlamentit”.
Politikania nga Partia e punonjësve socialistë në Spanjë shprehet më tej” E di që mund të jetë e dhimbshme për ju dhe shumë shqetësuese, fakti që gratë sot ulen në këtë institucion evropian dhe të përfaqësojë qytetarët evropian me po aq te drejta të barabarta sa ju”.
“Jam këtu për të mbrojtur të gjitha gratë evropiane prej teje”.
/K.M/
Burimi: PinkNews