Clinton, gruaja e parë që do kandidojë për ‘Shtëpinë e Bardhë’
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë Hillary Clinton ka shpallur fitoren gjatë një takimi me mbështetësit e saj në New York.
Hillary Clinton ka falenderuar të gjithë mbështetësit për ndihmën e dhënë në arritjen e një momenti historik për gratë.
“Falë jush ne kemi arritur një moment historik. Për herë të parë në historinë e vendit, një grua do të jetë kandidate e një partie të madhe dhe do të garojë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë”, tha Clinton.
Zyrtarisht, emërimin si kandidate demokrate Clinton do ta marrë vetëm në kuvendin e partisë në muajin e ardhshëm në Filadelfia, edhe pse ka siguruar shumicën e 2.383 delegatëve të nevojshëm për të mposhtur Sandersin./A.A.