Cilat gra prezantojnë mediat në Kosovë
“Pyetjes nga gazetarët, “si ia dilni ju si deputete edhe të gatuani edhe të punoni” dhe të mos harroj komentin e famshëm me tone kritike: “Pasulin në dysh dhe nisen për në Parlament”, për të cilin kishte raportuar një televizion privat.
Një nga këto gra mund të jetë gruaja, motra apo vajza juaj nesër. Si mund të mundim diskriminimin e grave në media? Çfarë duhet bërë që të shohim më pak gra të zhveshura dhe më shumë të zonja në gazetat, portalet dhe televizionet tona?” – Jeta Abazi – Gashi.
Asaj gjithmonë i ka pëlqyer të punojë në sektorin e medias, dhe filloi karrierën në një emision për fëmijë kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe. Në nëntor 2014 ajo u nderua me çmimin e parë nga ana e Bursës Ballkanike të Gazetarisë Ekselente. Historia e saj, “Të luftosh për pjesën që të takon”, trajtoi diskriminimin e grave në trashëgiminë familjare dhe gjeneroi debat të fuqishëm publik në Kosovë. /A.A.