Çfarë ndodh me trupin tonë kur përdorim veshje të parehatshme (FOTO)
Shpeshherë e kemi parë veten teksa kemi veshur reçipeta që na shtrëngojnë, një palë “skinny jeans” që s’të lënë të jesh rehat, të lëkundemi mbi taka të holla e të larta, e kushedi sa veshje të tjera të ngushta për tu dukur sa më mirë.
Këto sjellje të femrave, i kanë bërë përshtypje fotografit Justin Bartles, i cili sjell një seri fotosh me shenjat që lënë në trupin tonë, veshjet shumë të ngushta që përdorim. Duke lënë të kuptohet se ato dhimbje dhe parehati ndoshta nuk ia vlejnë vërtet.
Bartles ishte frymëzuar për të krijuar projektin e titulluar “Impression” (përshtypja), bazuar në disa vëzhgime të papritura që kishte vënë re në trupin e femrave me të cilat kishte dalë në kolegj. Kur shumë prej tyre zvisheshin, shenja të kuqe dhe prerje kishin mbetur në trup.
“Më bënte përshtypje fakti që shumë femra mund të vishnin rroba të pakëndshme apo parehatshme, për t’i bërë përshtypje të tjerëve dhe për të rënë në sy me format e tyre, apo edhe për të rritur vetvlerësimin” – thotë fotografi.
Është një e vërtet e trishtuar, edhe pse ne akoma vazhdojmë ta bëjmë, ndërkohë që është shumë e pakuptimtë pasi ka qindra mënyra të tjera që mund t’na bëjnë të ndihemi seksi edhe pa dëmtuar veten.
Bartles thotë se shpreson shumë që kjo seri fotosh të arrijë tek gratë dhe t’i frymëzojë sadopak të mendojnë se çfarë veshin dhe pse po e veshin atë.