Cfarë mendojnë në të vërtetë blerësit e seksit në Irlandë
“Ckemi zemër. Jam ‘Andreea’. Faleminderit për telefonatën. Jam e re këtu dhe jam e gatshme të bëjmë qejf. Përfshihen të tëra “të preferuarat”. Jam sensuale. E ndyrë. Nuk do të më harrosh kurrë. Jam këtu që të të fal momentet më të mrekullueshme të jetës tënde, sepse po nuk e bëra këtë gjë, burri që më solli këtu, do të sigurohet që ta paguaj shtrenjtë. Gjithçka duhet të përfundojë me një buzëqeshje, ndryshe jam në telashe. Ai më mori nga vendi im dhe më solli këtu duke më thënë se do të kujdesesha për fëmijë. Por ai është një gënjeshtar. Ai më detyron të takoj burra në këtë mënyrë çdo ditë. Disa thonë që kjo është lojë, por nuk është ashtu. Kjo është jeta ime dhe unë e urrej atë. Nuk dua të rri më këtu, por nuk di çfarë të bëj. Dhe unë nuk jam e vetmja të cilës po i ndodh kjo gjë. Si mendon? Të lutem , më lër një mesazh dhe më thuaj”.
“Një qindarkë për çdo mendim tëndin” është një iniciativë vetëdijësimi nëpër shumë qytete për trafikimin e seksit e filluar në Evropë. Projekti koordinohet nga Fondacioni Samilia në Bruksel me partneritet të Ruhama(Dublin), Fondacionit Scelles(Paris), o Ninho(Lizbonë), Ascic(Bukuresht) dhe shoqatës Animus(Sofje).
Ky film i shkurtër bazohet në eksperiencën e Ruhamës në Dublin.
‘Andreea’ u reklamua në disa vende shumë të frekuentuara të Dublinit dhe në 4 faqe interneti brenda 20 ditësh. Reklama ishte silueta e një gruaje që pozonte në mënyrë sensuale bashkë me një numër dhe një emër- ‘Andreea’
Telefonuesit në këtë numër u përshëndetën nga një zë femëror lozonjar e cila premtonte kënaqësi seksuale. Historia e saj mori një kthesë të errët kur ‘Andreea’ zbuloi se e kanë trafikuar në rrjetin e prostitucionit Irlandez.
‘Andreea’ e mbylli telefonatën duke i kërkuar telefonuesve të saj ti thoshin se çfarë mendonin dhe se çfarë duhet të bëntë ajo.
Telefonatat vërshonin dhe shumë thanë mendimin e tyre.
“Çkemi Andrea, po mendoj të kërkoj shërbimin tënd të lutem. Më telefono. Faleminderit.”
“Është një situatë e pazakontë. Ti tingëllon e këndshme dhe seksi. Ndoshta mund të flasim dhe të shohim nëse mund të të ndihmoj në ndonjë mënyrë”.
“Çkemi zemër. Do të më pëlqente të flisnim dhe të bënim pak qejf bashkë. Do të të flisja dhe do të të bëja të lumtur.”
Në vetëm 20 ditë, ‘Andreea’ mori 759 telefonata, 314 mesazhe dhe 37 mesazhe zanore.
Ne analizuam 209 kontakte të krijuara me ‘Andreean’. 82% e tyre pyetën se çfarë shërbimesh ofron ‘Andreea’. 25% e pyetjeve për “shërbimin” kishte lidhje me çmimet.
“’Andreea’ çkemi. Thjesht doja të dija sa është çmimi për një orë me ty”?
“Po pyesja veten, a bën shërbim të plotë dhe sa do më kushtonte shërbimi i plotë për gjysëm ore”?
“Dua të vi për 30 apo 45 minuta. Sa kushton për kaq kohë, dhe çfarë shërbimesh ofron. Bën gjithçka, Puthje franceze… anal?”
68% nga ata që lanë mesazhe zanore, donin të blinin ‘shërbime’ seksuale, edhe pse dëgjuan historinë e ‘Andreeas’.
Historia e saj nuk i ndaloi ata.
“Më pëlqen si tingëllon zëri yt dhe mendoj se mund të të bëj të lumtur”.
“Duhet të largohesh, të shkosh në vendin tënd tek familja jote. Ja çfarë duhet të bësh”.
“Reklamë shumë e zgjuar. Po qaj ndërsa po e dëgjoj.”
“Tronditëse. Nuk e dija që gjëra të tilla ndodhnin. Është çmenduri. Çdo gjë është e zbukuruar”.
“Përshëndetje nga një vajzë për një vajzë tjetër. Shpresoj ta mbështesim njëra- tjetrën në mënyrë që kjo sjellje nga ana e burrave të përfundojë”.
Që nga marsi i vitit 2017 është e jashtëligjshme të blesh seks në Irlandë.
Sjelljet e blerësve të seksit që u zbuluan nga ‘Andreea’, tregojnë se sa i nevojshëm është ky ligj, për të ndaluar ata që shfrytëzojnë më të dobëtit, duke vënë përpara kënaqësinë e tyre seksuale dhe për ti ndaluar ata të furnizojnë rritjen e një biznesi kaq të dëmshëm.
Nëse duam barazi për gratë dhe vajzat, atëherë duhet të luftojmë ekzistencën e tregtisë së seksit dhe të kulturës për të drejtat seksuale mashkullore. Kjo do të thotë që të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre blerësit e seksit dhe të sfidohet mendimi i tyre se gratë janë mallra për tu blerë./A.A