Burri vret gruan e tij dhe ecën me kokën e saj rrugëve
Pamja e një burri që ecën me një kokë të prerë nëpër rrugët e Pune në Maharashtra ka tronditur njerëzit të premten në mëngjes.
Ramachandra Chavan, 60 vjeç, me sa duket ka prerë kokën e gruas së tij 55 vjeçare Sonabai dhe më pas ka ecur nëpër rrugë me kokën në dorë deri sa policët e trafikut e ndaluan dhe e arrestuan. Në një ecje të shpejtë alarmuese, z. Chavan i veshur me një veshje tradicionale indiane, është parë të mbajë në njërën dorë kokën dhe në tjetrën një sëpatë; dy policë shihet se si shkojnë pas tij dhe njerëzit e tjerë në rrugë i zë paniku. Policët shpejt mbulojnë kokën me një copë të vjetër.
Policia tha se Z. Chavan, i cili punon si orëndreqës, e vrau të shoqen me sëpatë sepse dyshonte se ajo e tradhëtonte./A.A.