Burri barbar pret hundën e gruas
Një gruaje afgane e martuar që në moshën 15-vjeçare ju pre hunda nga burri i saj i tërbuar duke përdorur një thikë xhepi.
E gjymtuar keq Reza Gul, 20 vjeçe, u dërgua shpejt në spital pas sulmit në provincën veriperëndimore të Faryab të dielën pas humbi sasi të mëdha gjaku.
Bashkëshorti i saj, Mohammad Khan, ishte kthyer kohët e fundit nga Irani dhe filloi ta rrihte dhe torturonte gruan e tij, edhe para se të merrte një nuse të dytë shtatë vjeçare.
Incidenti thekson dhunën endemike kundër grave në shoqërinë afgane, pavarësisht reformave që janë ndërmarrë që kur u rrëzua regjimi i ashpër Talibano islamik nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2001.
Burri i Gul, Mohammad Khan, 25 vjeç, është larguar nga fshati i tyre. Znj Salimi tha se Spitali afgano-turk në Maimana po përpiqej të rregullonte transportin për znj Gul në Turqi për trajtim të mëtejshëm.
Fotografia e Gul ka ngjallur zemërim në internet, me shumë aktivistë që kërkojnë dënim për atë që dikush e quajti një “akt barbar.”
Zëdhënësi i Guvernatorit të Faryab, Ahmed Javed Bedar konfirmoi incidentin në AFP. “Mohammad Khan (burri) preu hundën e Reza Gul me një thikë xhepi,” tha ai.
“Një akt i tillë brutal dhe barbar duhet të dënohet ashpër”, tha për AFP aktivistja e të drejtave të grave me qendër në Kabul, Alema.
“Incidente të tilla nuk do të ndodhnin nëse sistemi gjyqësor i qeverisë do ti ndëshkonte rëndë sulmet mbi gratë,” shtoi Alema.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shtyu burrin ta sulmonte Gul-en, nënën e një fëmije një vjeçar e cila ishte martuar që adoleshente.
Bedar tha se Khan, një njeri i papunë, ishte kthyer kohët e fundit nga Irani fqinj dhe mund të jetë bashkuar me talebanët pasi iku nga shtëpia pas sulmit./A.A.