Bullgaria bëhet vendi më i fundit që ndalon perçet myslimane
Politikanët në Bullgari kanë miratuar një ligj që do të ndalojë mbajtjen e veshjeve që fshehin fytyrën, plotësisht ose pjesërisht, në vendet publike.
Një total prej 108 deputetësh votuan në favor të legjislacionit – tetë votuan kundër – që në leximin e parë, sipas raportimeve, i cili u propozua nga Fronti Patriotik nacionalist (PF) dhe do të ndalojë niqab (veshje që mbulon tërë trupin por lë vetëm sytë të duken) dhe burkat (veshje që mbulon komplet trupin dhe duart dhe tek sytë ka një rrjetë që lejon që gruaja të shohë por nuk lejon që ta shohin).
Ligji do të zbatohet për të gjitha institucionet zyrtare dhe faqet të cilat ofrojnë shërbime administrative, arsimore dhe sociale, si dhe për hapësirat publike.
Partia e dytë më e madhe opozitare e vendit, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), propozoi ta tërhiqnin dokumentin dhe ta përfshinin atë në legjislacionin kundër terrorizmit, por idea u refuzua.
Deputetë nga DPS dhe nga grupi i saj i ndarë DOST, të kryesuar nga ish kryetari i DPS Lyutvi Mestan, shprehën kundërshtim ndaj projekt-ligjit, duke pretenduar se “ky projekt-ligj nuk zgjidh ndonjë nga problemet e konsiderueshme” dhe se ai ishte rezultat i një “marrëveshje politike”.
Projekt-ligji tashmë kishte miratimin nga disa komisione parlamentare, ndërkohë që qytetet e Pazarxhik, Stara Zagora, Sliven dhe Burgashave tashmë kanë miratuar ndalime të ngjashme në shkallë lokale.
Letonia po planifikon ta bëjë të jashtëligjshëm mbulimin e plotë të fytyrës nëpërmjet perçeve myslimane në publik, edhe pse shumë pak njerëz në vend i veshin ato.
Ministria e Drejtësisë i ka quajtur propozimet për niqabët dhe burkat një “masë parandaluese” për të mbrojtur kulturën letoneze, duke siguruar që muslimanët e sapo-ardhur ti përmbahen traditave të vendit.
Gjatë këtij viti, kryeministri francez Manuel Valls bëri thirrje për ndalimin e shamisë muslimane në universitete, duke nxitur kundërshtim nga brenda qeverisë së tij.
Në një intervistë me të përditshmen, Liberation, kryeministri Manuel Valls tha se Franca duhet të “mbrojë” muslimanët francezë nga ideologjia ekstremiste.
Tashmë vendi ka ndaluar perçet muslimane që mbulojnë komplet fytyrën dhe ndalon shamitë e kokës dhe simbolet e tjera fetare në shkolla dhe ndërtesa publike.
Në maj, qeveria hollandeze zbatoi një ndalim të pjesshëm mbi mbulimin e fytyrës në shkolla, spitale dhe në transportin publik, me gjoba deri në 300 £ për të gjithë ata që kapen duke shkelur ligjin.
Një ligj që ndalon një perçe që mbulon komplet fytyrën në Belgjikë hyri në fuqi në vitin 2011.
Edhe pse Spanja nuk ka asnjë ndalim mbarëkombëtar në vend, në vitin 2010 Barcelona i bëri të jashtëligjshme burkat dhe niqabet në ndërtesat komunale të qytetit./A.A.