Braktisja e të porsalindurve në maternitet
Rreth 14 nëna në vit zgjedhin të braktisin fëmijët e tyre që në lindje, në njërin prej dy materniteteve në kryeqytet. Sipas Drejtoreshës së Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, shqetësues është ky femomen të grupmosha 13 deri 14 – vjeç.
Sipas saj, deri në 4 raste në vit janë fëmijë të braktisur nga lindje nga kjo moshë. Sipas Moisiut, shpesh braktisja e foshnjave që në maternitet, vjen për disa arsye.
Moisiu thotë se lindjet dhe braktisja e foshnjave nga nënat e mitura shkakton pasoja shëndetësore, psikologjike dhe fiziologjike, edhe në shëndetin e vetë pacientes./tvklan.al/