“Biondet dhe kuqalashet do i vrasim”
Gratë në El Salvador janë detyruar të lyejnë flokët me ngjyrë të zezë pas thashethemeve se biondet dhe kuqalashet, që nuk janë të dashurat e gangsterëve, do vriten.
Këtyre grave nuk iu lejohet të veshin rroba të kuqe apo të verdha.
Ndërkohë dhuna në vendin e Amerikës Qendrore ka njohur një tjetër rritje.
Vetëm në maj janë raportuar 635 vrasje në vendin me mbi 6 milionë banorë.
Ky është viti më i dhunshëm që prej përfundimit të luftës civile në vitin 1992./www.mapo.al