Beyonce përdor audion e Ronda Rousey “Kurva që nuk bëjnë asgjë” në koncertin e saj
Ylli i Ronda Rousey arriti një lartësi të re këtë fundjavë dhe asaj as që ju desh të luftonte.
Një audio e Beyonce dhe Rousey “Kurva që nuk bëjnë asgjë” është dëgjuar gjatë një koncerti të shtunën në Toronto. Fjalët e Rousey u shfaqën në ekranin e madh dhe zëri i saj u dëgjua nga bokset si pjesë e performancës së Beyonce e këngës “Diva”. Në ekran shihen fjalët:
“Vetëm se trupi im është zhvilluar për një qëllim tjetër përveç se të shkoj me milionerë nuk do të thotë se është mashkullor. Unë mendoj se është shumë femëror, sepse nuk ka një muskul të vetëm në trupin tim që nuk është për një qëllim të caktuar. Sepse unë nuk jam kurvë që nuk bën asgjë.”
Nënkryetari i marrëdhënieve me publikun për UFC, Dave Sholler tha për MMA Fighting se ekipi i Beyonce kontaktoi UFC dhe UFC ja dha audion atyre. Klipi fillimisht u shfaq në UFC 190 para dyluftimit të Rousey me Bethe Correia më 1 gusht.
Beyonce është një nga yjet më të mëdhenj në botë me më shumë se 14 milion ndjekës në Twitter. Edhe emir I Rousey, 28 vjeçe, është rritur këta muajt e fundit, veçanërisht midis grave. Ajo do të mbrojë titullin e peshave të lehta për gratë kundër Holly Holm në UFC 193 më 15 nëntor në Melburn, Australi./A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=7AA6-ZXaMeY