Barack Obama bën të mundur që klinikat e aborteve të mos sulmohen nga republikanët e Trump-it
Barack Obama po bën lëvizje për të mbrojtur fondet për ofruesit e abortit siç është Planned Parenthood nga sulmet politike.
Vendimi historik do të bllokojë shtetet individuale amerikane që të ndalojnë fondet për Planned Parenthood, ose këdo ofrues tjetër të planifikimit familjar, ashtu siç u kërcënua nga presidenti i zgjedhur Donald Trump.
Një organizatë jo-fitimprurëse, Planned Parenthood përdor pjesërisht grante për të paguar për kontraceptivët dhe kontrollet shëndetësore si kanceri dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme për njerëzit me fitime të ulëta në SHBA.
Ky shërbim ka qenë i kontestuar gjerësisht në disa shtete, megjithatë, ata të cilët e kundërshtojnë atë me arsyetimin se disa klinika ofrojnë shërbime të abortit – zakonisht paguhen nga pacienti.
Nën rregullin e ri, të propozuar nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, financimi do të refuzohet për shërbimin vetëm në qoftë se “aftësia për të ofruar shërbime të programit për përfituesit” nga ana e ofruesit nuk bëhet në “mënyrë efektive”.
Në fakt, shërbime të programit ‘Title X “, i cili siguron kujdes shëndetësor parandalues bazik për katër milionë njerëz me të ardhura të ulëta, nuk mund të tërhiqet për shkaqe politike.
Ky nocion do të shtrihet për të mbrojtur Planned Parenthood në të gjitha shtetet, pavarësisht nga rezistenca politike dhe fetare.
Gjatë fushatës së tij për presidencën, Trump bëri kërcënime për heqjen e Obamacare – reformën e presidentit që po largohet që kishte për qëllim të përmirësonte qasjen në një kujdes shëndetësor të përballueshëm.
Politikanët e 11 shteteve të SHBA-ve deri më tani kanë votuar për të bllokuar fondet publike nga Planned Parenthood për shkak të shërbimit të saj të abortit. Gjithsesi, aktivistët thonë se Title X nuk lejon paratë publike që të përdoren për të paguar abortet.
Presidentja e Planned Parenthood, Cecile Richards, tha: “Kjo do ndryshojë jetët e kaq shumë njerëzve. Në sajë të administratës Obama, gratë me të ardhura të ulëta do të jenë ende në gjendje të kenë akses në kontrollin e lindjes që u nevojitet për të planifikuar familjet e tyre, dhe ekzaminimet kundër kancerit për të cilat ato kanë nevojë që të qëndrojnë të shëndetshme.
“Ky rregull bën të qartë se politikanët nuk mund të injorojnë ligjin ndërsa ndjekin axhendën e tyre për të ndaluar gratë që të marrin kujdesin për të cilin ato kanë nevojë.”/A.A.