‘Artisti i seksit’ propozon që të legalizohet përdhunimi në prona private
Një i vetë-vetëquajtur ‘artist seksi’ që beson se përdhunimi në pronë private duhet të legalizohet, po organizon takime për burrat në Britani të Madhe.
Vetëm burrat heteroseksualë do të lejohen të marrin pjesë, dhe gratë që do të përpiqen të hynë në këtë ngjarje do të filmohen dhe transmetohen në rrjetin global të tij “anti-feminist”.
Roosh V, emri i vërtetë i të cilit është Daryush Valizadeh, ka shkruar disa libra, duke përfshirë “30 Bangs” dhe 14 libra se si të gjesh partner seksual për vende të ndryshme.
Ai është akuzuar për advokim të përdhunimit dhe trajtim degradues ndaj grave, raportoi WalesOnline.
Ai është i vendosur të mbajë një takim të tillë në Cardiff këtë të shtunë.
Në një dokumentar të kohëve të fundit të BBC të quajtur “Extreme UK: Burrat në luftë” prezantuesi Reggie Yates u takua me Valizadeh në një takim të fshehtë vetëm për meshkuj në Londër, ku u diskutuan çështje rreth feminizmit dhe të drejtave të meshkujve.
Autori dhe i vetë-shpalluri “anti-feminist” ndiqet nga dhjetëra mijëra mbështetës në mediat sociale, dhe rregullisht poston artikuj kundër ligjeve të përdhunimit dhe rritjes së feminizmit.
Website i tij besohet të jetë vizituar nga mbi një milion përdorues në mbarë botën. Pasi librat e tij dolën për shitje në Amazon, një peticion nga change.org i cili mori mbi 236,000 firma ka filluar të bëjë thirrje që librat të hiqen.
Ja disa nga gjërat që ai ka thënë
‘Mjaft kërkuat leje’
Ai thotë se duke i kërkuar leje, për shembull, për të kërcyer apo për ta puthur një vajzë kur keni dalë në takim është “kot fare” dhe në vend të kësaj, burrat duhet “vetëm ta bëjnë atë gjë dhe të shohin se çfarë ndodh”.
“Bëjeni përdhunimin të ligjshëm nëse ndodh në pronë private”
Në një pjesë në faqen e tij, i cili lexohet nga mijëra njerëz në të gjithë botën, ai thotë se një zgjidhje për akuzat për përdhunim kundër burrave do të ishte që ” përdhunimi të ishte i ligjshëm në qoftë se bëhet në pronën private.”
Ai shtoi: “Unë propozoj që ta bëjmë marrjen e dhunshme të një gruaje jo të dënueshme me ligj, kur nuk bëhet në vende publike.”
Arsyetimi pas fushatës së tij ishte se një grua që ka rënë dakord për të shkuar në shtëpinë e një burri, ka rënë dakord të bëjë seks. Ai pohoi se duke u përpjekur që të mësojmë burrat që të mos përdhunojnë, “ajo që kemi bërë në të vërtetë është që kemi mësuar gratë të mos u interesojë nëse përdhunohen, të mos e mbrojnë veten e tyre nga akte që mund të parandalohen lehtësisht dhe të mos marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.”/A.A.