Arrestohet gazetarja turke për shkak të investigimit ndaj ish-kryeministrit

Një gazetare turke ka marrë dënimin e një viti heqje lirie për punën e saj investigative mbi “Paradise Papers”, kërkim që nxorri në pah detaje nga aktiviteti i biznesit të ish-kryeministrtit turk si dhe djemve të tij.
Pelin Ünker është gazetarja e guximshme, anëtare pranë shoqatës për gazetari investigative “International Consortium of Investigative Journalists” (ICIJ). Ajo u akuzua për shpifje dhe cënim të reputacionit të ish kryeministrit përmes shkrimit të saj investigativ. Shkrimi kishte në fokus kompanitë në Malta me pronar Binali Yıldırım si dhe djemtë e tij. Yıldırım ushtroi funksionin e kryeministrit nga viti 2016 deri në 2018, kur posti u shfuqizua.
Pas dhënies së dënimit, Ünker tregoi se do ta apelonte vendimin, duke theksuar se gjetjet e investigimit të saj ishin të sakta dhe të pohuara nga vetë personat e implikuar në ngjarje. Ajo u shpreh: “Ky vendim i gjykatës nuk më surprizon. Dihej që prej fillimit rezultati. Në artikullin tim asgjë nuk përbën kundravajtje penale, nuk ka as shpifje.
“Fakti është që djemtë e Binali Yıldırım kanë pronësi mbi disa kompani në Maltë. Edhe në akt padi kjo gjë pranohet” shprehet gazetarja turke. Turqia ka rekordin më të frikshëm të gjurmimit ndaj gazetarëve dhe arrestimit të tyre. Rreth 68 gazetarë ishin mbrapa hekurave në fund të vitit të kaluar. Sipas burimeve të “Committee to Protect Journaists”. Mbi të gjithë këta gazetarë rëndojnë akuza që lidhen me krime kundër shtetit.
Drejtuesi I ICIJ, Gerard Ryle është prononcuar për dënimin me heqjen e lirisë për 13 muaj ndaj gazetares, duke u shprehur se ky është një ndër precedentët e radhës së arrestimeve të gazetarëve në Turqi dhe një sulm i drejtpërdrejt ndaj lirisë së shtypit nën regjimin autokratik të presidentit Erdogan në Turqi./k.m/
Burimi: The Guardian