Ariana Grande iu kundërpërgjigjet pyetjeve seksiste dhe misogjiniste të intervistuesve
Duket se muajt e fundit këngëtarja Ariana Grande ka kaluar një kalvar kërcënimesh të drejtpërdrejta ndaj saj.
Në sulmin terrorist në Manchester, ku vdiqën 22 persona, këngëtarja amerikane u ndëshkua nga shumë fanatikë .Kulmi arriti kur një pastor amerikan u shpreh se këngëtarja përbën mallkim dhe është aq ogurzezë saqë as terroristët që vranë fëmijët në koncertin e saj nuk përbëjnë aq rrezikshmëri.
Një fanse e Arianës gjeti rastësisht një sekuencë të një interviste të këngëtares në 2015. Fansja e shpërndau videon në profilin e saj në rrjetin social Twitter.Vidioja u rishpërnda mbi 13.000 herë.
Gjatë intervistës këngëtarja u bombardua me pyetje seksiste dhe komente homofobike nga moderatorët e emisionit në radion Poëer 106FM. Një ndër këto pyetje ishte: “Nëse do të përdorje tualetin për tu patinuar ose telefonin për të fundit herë, cilin do të zgjidhje prej të dyjave?”.
Në fillim pak e shokuar por këngëtarja e ka kthyer përgjigjen e saj diplomatike: “Ky është preokupimi kryesor që ju mendoni se vajzat kanë ?”.Këngëtarja vazhdoi kundërargumentin e saj se të gjitha gratë portretizohen si të varura ndaj celularëve të tyre kur ndërkohë kjo sështë aspak e vërtetë.
“Kur jam e ulur në tavolinë për të ngrënë dark dëshiroj të flas dhe të jem prezente”.
“Dëgjone dhe mësoni vajza” replikoi moderator si për të thumbuar.
Por përgjigjia e këngëtares nuk vonoi dhe erdhi ”Vajza dhe djem …sepse të dyja palët mund të mësojnë shumë”.
Intervistës nuk I munguan dhe komente homofobike, duke qenë se vetë vëllai I këngëtares ka dalur publikisht hapur si homoseksual./k.m/
Burimi: PinkNews
https://www.youtube.com/watch?v=ACN9NU9WYfo