Arabia Saudite shfuqizon ndalimin për gratë shofere
Urdhëri – i lëshuar nga mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud – përmbysi një politikë të vjetëruar e cila ishte kthyer në një simbol të shtypjes e tiranisë në vend. Mbretëria konservatore është momentalisht i vetmi vend ku gratë nuk lejohen të drejtojnë automjete.
Ndryshimet do të implementohen plotësisht në 2018, vjen lajmërimi nga dekreti mbretëror i mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud. Mbreti i Arabisë Saudite ka lëshuar një dekret ku lejohen gratë të drejtojnë makinën.
Ky ndryshim u dha në televizion nga Ministria e punëve të brendshme të Arabisë Saudite, me dekretin mbretëror që detyron krijimin e trupit ministror që do të shërbejë si këshillues për implementimin e plotë të urdhërit përpara qershorit të 2018.
Arabia Saudite është një monarki myslimane e udhëhequr sipas Ligjit të Sheriatit, me dekretin mbretëror që përcakton se të gjitha ligjet e reja duhet të pajtohen me standartet e nevojshme të Ligjit të Sheriatit. Media lokale raporton se Këshilli i lartë i dijetarëve fetar – autoriteti më i lartë fetar në vend që këshillon Mbretin për cështje fetare – e ka miratuar lejueshmërinë e këtij dekreti.
Zyrtarët në vend dhe klerikët kanë treguar ndër vite argumente të ndryshme për ndalimin që i bëhet grave në timon. Ata shprehen se është e pakonceptueshme në kulturën saudite për burrat të kenë gratë e tyre në timon dhe se të lejuarit të grave shofere do ta korruptonte shoqërinë duke e udhëhequr drejt mëkatit.
Që prej vitit 1990 aktivistet për të drejtat e grave në mbretëri kanë lobuar për të pasur leje qarkullimi. Shumë gra janë arrestuar për mbrotjen ndaj kësaj të drejte.
Princi Khaled bin Salman, ambasadori i ri i në Washington, u shpreh se ishte koha e përshtatshme për Arabinë Saudite që ta shohi këtë çështje të grave si një çështje sociale dhe jo si çështje kulturore apo fetare./k.m/
Burimi: The Independent