Angli, vogëlushja 6 vjeçe hiqet nga shkolla për t’u martuar
Britani e Madhe – Një vogëlushe 6 vjeçe, që kishte vështirësi në të mësuar, u hoq nga shkolla për t’u martuar në Pakistan me një burrë shumë të madh në moshë , fakt ky që u zbulua pas një hetimi.
Fëmija, emri i së cilës nuk jepet, më pas u kthye në shkollë në Britaninë e Madhe, por ajo është një ndër ato dhjetra vajza dhe djem të rinj që i detyrojnë me forcë të martohen pavarësisht ligjeve dhe njësive zbatuese.
Rasti i 6-vjeçares u zbulua nga një investigim i “Sunday Times” që zbuloi se martesat e fëmijëve po zhvilloheshin në xhamitë dhe dhomat e pritjes në Britaninë e Madhe po ashtu dhe jashtë vendit.
Themeluesi Jasvinder Sanghera tha: “Ky është një problem shumë i madh në shkollat britanike me fëmijët dhe shkollat nuk arrijnë t’i diktojnë shenjat. Dëshmitë janë të forta dhe ky mallkim ekziston në Britani që nga viti 2005.”
Këto raste janë vetëm maja e aisbergut. Një rast tjetër që është zbuluar është ai i një vajze 9 vjeçe nga Londra, e cila u mbrojt me urdhër gjykate nga martesa në Afganistan me një kushëri që kishte dyfishin e moshës së saj.
Një tjetër vajzë 11 vjeçe, u detyrua të martohej me një 20-vjeçar në Bangladesh dhe mbeti atje derisa gjykata mori vendim për ta rikthyer atë në shtëpi.
Të mësuarit rreth martesës së detyruar nuk është përfshirë në lëndët mësimore, por ka burime të tjera që lejojnë mësuesit kujdestarë që të bisedojnë me komunitetet e prekura dhe nxënësit për çështje personale, sociale apo shëndetësore.
Ministri për parandalimin e abuzimit, shfrytëzimit dhe krimit, Karen Bradleu, tha: “Ne e bëmë ‘martesën e detyruar” një vepër penale kriminale në vitin 2014 për të mbrojtur më mirë viktimat dhe për të dhënë mesazhin se kjo praktikë e neveritshme është krejtësisht e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në Britaninë e madhe.”/A.A.