Angazhimi i Burrave për ndryshim: Ghulam Rabi
Për më shumë se 10 vjet, Gratë e ekipit të Women for Women International në Afganistan kanë punuar që të angazhojnë liderët meshkuj në provincën e Nangarhar përmes programit të angazhimit të burrave. Krahina është ndër rajonet më konservatore dhe patriarkale ku ky ekip punon.
Me vetëm një udhëtim 40-minuta me makinë nga Pakistani, ndikimi i talebanëve ende ndjehet në Nangarhar. Duke kaluar nëpër tregjet dhe rrugët drejt qendrës tonë të trajnimit, ka shumë pak gra në këto hapësira publike, një kontrast të thellë me Kabulin. Vetëm disa javë pas kësaj interviste, talibanët mbyllën disa shkolla në krahinë, duke detyruar 20.000 fëmijë të humbasin shkollën. Pasi mundësitë për arsim dhe shërbime sociale janë zvogëluar nga dekada lufte, njerëz shkojnë tek liderët lokalë për këshilla në çështjet ligjore, fetare dhe sociale.
Ghulam Rabi, një udhëheqës lokal në Nangarhar, ndjen një përgjegjësi të thellë ndaj 670 familjeve në komunitetin e tij. Në moshën 52 vjeçare, Ghulam ishte një ndër 50 burrat në komunitetin e tij që morën pjesë në programin e trajnimit të burrave në vjeshtë të vitit 2014. Për disa muaj, ata takoheshin për dy ditë në javë për të diskutuar mbi të drejtat e grave, duke përdorur vargjet ose “suret” e Kur’anit si udhëzues.
Duke mësuar për të drejtat e grave në Islam
“Ne nuk kishim dijeni në lidhje me këto ajete, dhe të gjitha të drejtat që gratë kanë në Librin e Shenjtë”, thotë Ghulam. Kur ai ishte i ri, Ghulam pati mundësinë për të shkuar në shkollë, ku mësoi të lexojë Kur’anin në gjuhën arabe. Megjithatë, as ai, e as udhëheqësit e tjerë në komunitet, asnjëherë nuk e studiuan Kur’anin nga perspektiva e të drejtave të grave. Edukimi i tij u ndërpre kur rusët pushtuan Afganistanin, dhe ai u detyrua të largohej nga shkolla.
Para se të merrte pjesë në programin e angazhimit për burra, Ghulam tha se ai dhe udhëheqësit e tjerë të komunitetit janë konsultuar me dijetarët fetarë, kur kishin pyetje se si duhet ti këshillonin anëtarët e tyre të komunitetit. Dijetarët, megjithatë, dinin vetëm transkriptin arabisht të Kur’anit. Ata nuk dinin mënyrat e ndryshme për të interpretuar tekstin, dhe se si të dish të përkthesh dhe të përkufizosh ofron udhëzime që afirmon të drejtat e grave.
“Unë besoj se Islami është një fe e hapur, e ndritshme, dhe ka të drejta të mira për gratë”, thotë Ghulam, duke reflektuar mbi mësimet që ai dhe udhëheqësit e tjerë të komunitetit mësuan në programin e trajnimit për burra. Me këto njohuri, ai ndihet më mirë i informuar që të këshillojë komunitetin e tij.
Përballja me sfidat e komunitetit
“Një gjë që na mundonte si komunitet, kur ne martonim apo fejonim vajzat tona, ne nuk i pyesnim ato,” thotë ai. Në komunitetin e Ghulam-it, ka pasur një praktikë kulturore që fejonin një vajzë që në lindje me djalin që ajo do të martohet kur të ishte më e madhe. “Ne nuk dinim më shumë, dhe mendonim se kjo ishte pjesë e fesë sonë.”
Gjatë programit, burrat studiuan se si Kur’ani mbështet të drejtën e grave për të zgjedhur burrat e tyre, dhe se si gratë nuk duhet të martohen që vajza të vogla. “Trajnerët na shpjeguan se martesa nuk është një çështje e një ose dy ditëve – por një çështe jete. Pra, nëse ju do ja jepni vajzën një personi që ajo nuk e njeh, ajo do të kalojë gjithë jetën me të. Është më mirë të pyeten gratë në lidhje me zgjedhjen e tyre dhe vendimin e tyre në lidhje me këto gjëra.”
Pak pasi Ghulam mbaroi programin për burra, një burrë vendas erdhi tek ai për të kërkuar këshilla. Ai ishte i varfër, dhe po mundohej shumë për të mbajtur familjen e tij, kështu që ai donte të shiste të bijën e tij në martesë. Paratë do ti mundësonin atij të siguronte jetesën për anëtarët e mbetur të familjes, por do të ndryshonte jetën e vajzës së tij përgjithmonë.
Para trajnimit, Ghulam thotë se do të kishte rënë dakord me burrin. Por këtë herë, ai tha: “Jo, ti nuk duhet ta shesësh vajzën tënde për para. Dhe ai më dëgjoi.”
Ghulam gjithashtu po mbron të drejtën e grave dhe vajzave për arsimim, duke shkuar kundër dijetarëve fetarë konservatorë të cilët avokojnë kundër tij.
“Nëse burrat kanë nevojë për arsimim, gratë kanë nevojë për arsimim. Nëse ne duhet të dimë të drejtat e grave, edhe ato duhet ti dinë të drejtat e tyre “, thotë Ghulam.
Dhuna ndaj grave ishte gjithashtu një problem i zakonshëm në komunitetin e tij. Para programit, shumë burra mendonin se nëse rrihnin gratë e tyre dhe i mbanin ato në shtëpi, ishte në përputhje me mësimet e Islamit. “Por ishte krejtësisht e kundërta”, thotë Ghulam.
Në familjen e tij, Ghulam thotë se edhe ai zihej me gruan e tij për gatimin e saj, apo pse ajo ja tregonte fytyrën të tjerëve. “Por tani, ne nuk i trajtojmë [gratë tona] siç i kemi trajtuar ato më parë … edhe gruaja ime më pyeti:” Pse ke ndryshuar papritmas? ” thotë Ghulam, me një buzëqeshje. “Unë i them se ishte për shkak të dijetarëve të fshatit dhe programit në të cilin kemi marrë pjesë”.
Në rrugën e ndryshimit të qëndrueshëm
Ghulam shpesh takohet me burrat e tjerë që ishin në program me të, dhe së bashku bisedojnë në lidhje me ndikimin që ata kanë parë në komunitetet e tyre. “Ndonjëherë ne fajësojmë veten për atë çfarë ishim duke bërë më parë, pse nuk i kishim këto informacione [në lidhje me të drejtat e grave].”
Për të krijuar një komunitet ku të drejtat e grave respektohen, ku të gjitha vajzat marrin një arsim, dhe ku martesa e fëmijëve është histori, Ghulam e di se trajnimi i 50 burrave është vetëm një fillim.
“Ka me qindra e mijëra burra në komunitet … Ne duhet ta rinisim këtë program në komunitetin tonë, duhet të ftojmë më shumë burra dhe ta zgjerojmë programin në më shumë vende. Kjo do të ishte me të vërtetë diçka e mirë për komunitetin, “thotë ai./A.A.