Alicia Keys thotë se kushdo që nuk është feminist është i çmendur
Duke folur për revistën Elle UK për edicionin e saj pa make-up, këngëtarja 35 vjeçare tha se koncepti ishte “që të zotërosh fuqinë tënde, të përqafosh natyrën femërore tënde.”
“Unë jam feministe, sepse ka të bëjë me avokimin e të drejtave të grave në bazë të barazisë politike, sociale dhe ekonomike.”
“Kushdo që nuk është feminist është i çmendur.”
Këngëtarja i bëri komentet pas nisjes së lëvizjes #NoMakeUp gjatë këtij viti.
Ajo thotë se nuk ndjehet e lidhur me pritshmëritë për pamjen e saj, por këmbëngul se nuk është në një “kryqëzatë.”
“Më është dashur shumë kohë të kem këtë lëkurë,” tha ajo.
“Unë e di se si ndihesh kur ke një fytyrë plotë me gunga dhe puçra. E kam përjetuar këtë gjë në sy të publikut.”
“Por, kur mbeta shtatzënë [me djalin tim Egypt gjashtë vjet më parë] fillova të eliminoj bylmetrat nga dieta ime dhe pija shumë ujë, gjë që bëri një ndryshim të madh në lëkurën time.
“Disa e kanë quajtur këtë një kryqëzatë.
“Epo, kam qeshur shumë me këtë. Dikur ndjeja presionin për t’u shfaqur siç priste industria muzikore, por jo më.”
Alicia Keys është nënë e dy fëmijëve, njerka e të tre fëmijëve të bashkëshortit Swizz Beatz dhe thotë se jeta familjare mund të jetë komplekse.
“Kam një perspektivë shumë të përzier dhe interesante se si duket jeta familjare,” thotë ajo.
“Nuk ka asnjë mënyrë perfekte. Cdo mënyrë është e ndryshme, me qëllimin e bukur për të qenë diçka e mirë. Kjo është jeta.”
“Djali ynë më i madh është 16 vjeç dhe është vërtet e bukur të jem në jetën e tij si një figurë e rritur, e cila nuk është mamaja e tij dhe më jep një parathënie se çfarë më pret me fëmijët e mi”./A.A.