Aleanca e Grave fiton betejën e parë politike, 50% gra në këshillat bashkiakë
Këshillat e ardhshëm bashkiak do të kenë 50 për qind gra. Kuvendi ka votuar mbrëmë me 87 vota pro dhe 20 kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ndërmjet të tjerave parashikohet edhe detyrimi për subjektet zgjedhore që në momentin e dorëzimit të listave të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë gjysmat e tyre duhet të jenë gra.
Ndërkohë që seanca ka pranuar edhe sugjerimin tjetër të aleancës së grave deputete që në rast se partitë politike nuk respektojnë detyrimin e kuotave të gjinisë, listat të refuzohen.
Partia Demokratike votoi vetëm amendamentin e propozuar nga aleanca e grave, ndërsa në tërësi ajo e votoi kundër gjithë ndryshimet. Kodi u bë i mundur të votohet falë edhe votave të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Kjo është konsideruar nga deputetet nismëtare si fitorja e parë e Aleancës së Grave Deputete.
Marrë nga: www.mapo.al