Aktivistët katolikë zhvillojnë fushatën kundër abortit në Kroaci
Në Kroaci debati rreth abortit mbetet një temë delikate dhe aktivistët kundër abortit përdorin metoda të ndryshme komunikimi për të lobuar në favor të abortit. Disa prej tyre janë aktivistët katolikë të cilët zhvillojnë lutje përballë godinave të spitaleve. Këtë herë ata po shpërndajnë një dokumentar për të privuar të drejtën e abortit.
Dokumentari me titull “40 days for Life” rrëfen historinë e grave që zhvillojnë abort si dhe të gjitha gratë që kanë vuajtur nga plagët e abortit. Sipas autorit të dokumentarit, një ndër problemet më të mëdha që ka shoqëria kroate janë abortet.
Ky dokumentar është pjesë e një fushate globale katolike e cila lobon kundër abortit. Zakonisht zhvillohet dy herë në vitdhe zgjat për një periudhë prej 40 ditësh. Në të përfshihen lutje përballë spitaleve për të shpëtuar bebet që i janë nënshtruan abortit. Më poshtë gjendet dokumentari:
Lutjet e zhvilluara përballë spitaleve janë konsideruar kontroversiale dhe shumë shoqata feministe kanë kërkuar pezullimin e tyre. Shumë kinema në Kroaci kanë refuzuar shfaqjen e këtij dokumentari./k.m/
Burimi: NewsMavens