Aksion kombëtar në ndihmë të grave dhe vajzave
Aleanca e Grave Deputete u mblodh sot në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë për të shprehur shqetësimin dhe për të bashkërenduar veprimtarinë në përballjen me dhunën gjinore e cila po rritet çdo dite dhe që shpesh përfundon në mënyrë dramatike me humbjet e jetëve të vajzave dhe grave.
Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda, ka falenderuar Presidentin e Republikës që mirëpriti inisiativen e AGD për të mbështetur Aksionin Kombëtar në përballimin e kësaj çështje e cila duhet të konsiderohet prioritet. Ditët e ardhshme do të botohet edhe kalendari i nismave dhe aktiviteteve që do zhvillohen, për marrjen e masave konkrete në ndihmë të grave dhe vajzave.