Nga analiza e një hulumtimi me të dhëna nga mbarë bota, dëshmohet se abortet selektive, kanë bërë që të lindin 23 milionë vajza më pak. Shumica e këtyre vajzave “të privuara nga jeta” janë në Kinë dhe Indi.
Në shumë shoqëri, vlerësohen djemtë përmbi vajzat. Ndërsa njerëzit në mbarë botën kanë gjithnjë e më pak fëmijë, është shënuar një rritje në familjet që zgjedhin të ndërpresin fetuset femërore, në përpjekje për të pasur së paku një djalë.
Vërehet se për çdo 100 vajza, kanë lindur 103 deri në 107 djem. Por, në një hulumtimet e bëra që nga vitet 1970, janë gjetur prova të një tejkalimi të panatyrshëm të djemve, kur abortet selektive në bazë të seksit filluan të bëhen të disponueshme.
Universiteti Kombëtar i Singaporit dhe kolegët e Fengqing Chao, sintetizuan të dhënat e lindjeve nga viti 1970 deri në 2017-tën, nga 202 shtete të botës, duke përdorur një metodë modelimi që mbushte boshllëqet në vendet me statistika të dobëta. Gjatë kësaj periudhe, ata gjetën se lindjet e tepërta të fëmijëve meshkuj, kishin ndodhur në disa vite në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Kinë, Gjeorgji, Hong Kong, Indi, Korenë e Jugut, Malin e Zi, Tajvan, Tunizi dhe Vietnam.
Në çdo shtet, përveç Vietnamit, ekipi gjeti se ndryshimi në raportet e seksit po kthehet në normalitet. Kjo duket se qëndron edhe në Kinë, ku analizat tregojnë se 51% e të dhënave dëshmojnë për abortin selektiv të gjinisë femërore.
Raportet gjinore të lindjeve, tashmë janë kthyer në normalitet në Gjeorgji, Korenë e Jugut dhe Hong Kong. Sakaq, rënia e lindshmërisë së djemve në Indi, ngelet ende e pakonsiderueshme, krahasimisht me numrin e vajzave. Me 12 milionë vajza të lindura çdo vit, krahasuar me 7 milionë në Kinë, ulja e shkallës së përzgjedhjes së seksit në Indi është vendimtare për përfundimin e praktikës në mbarë botën, thotë Sabu George, nga Qendra për Studimet dhe Zhvillimin e Grave, në Nju Delhi. /l.k/
Referencë:PNAS, DOI: 10.1073/pnas.1812593116