7 gratë amerikane të suksesshme që i thanë jo martesës
Për shekuj me radhë në historinë amerikane martesa është parë për gratë si diçka e detyrueshme dhe e pashmangshme. Deri në vitin 1967 martesa midis individëve të racave të ndryshme përbënte kundravajtje penale, por në ditët e sotme ka shumë më shumë liri për të zgjedhur nëse do të martohesh apo jo. Një jetë pa martesë nuk shihet më si diçka e jashtëzakonshme siç perceptohej rëndom dikur.
Por për të arritur një mendësi dhe botëkuptim të tillë, nuk do t’ia kishim dalë dot pa disa gra të guximshme për kohën e tyre. Më poshtë janë profilet e disa grave, të cilat dëshmuan se martesa nuk është gjëja më esenciale në jetë.
Ashtu sikurse gazetarja Rebecca Traister nënvizon në librin e saj “Të gjitha gratë singëll”, gratë beqare të paraqitura kanë patur lidhje afatgjata. Ato thjesht refuzuan të bëheshin pjesë e institucionit të martesës të ndërtuar rreth autoritetit mashkullor dhe nënshtrimit femëror.
Charity Bryant (1777-1851) dhe Sylvia Drake (1784-1868)
Këto dy rrobaqepëse u takuan në Massachusetts në vitin 1806 dhe themeluan së bashku një biznes rrobaqepësie, ku punësuan dhe shumë vajza të tjera të reja. Të dyja kishin një raport shumë të ngushtë, duke jetuar së bashku në Vermont dhe të konsideruara nga historianët si një nga ciftet e para lezbike.
Nipi i Bryant e përshkruan lidhjen e tyre si të ngjashme me atë të një martese:” Raporti i tyre ishte në harmoni gjatë gjithë kohës, dhe kjo zgjati për më shumë se 40 vite”.
Catharine Beecher (1800- 1878)
Beecher u fejua me Alexander M. Fisher, professor në Universitetin e Yale, por kyiI fundit vdiq përpara se ata të martoheshin. Pas vdekjes së tij, ajo ia dedikoi jetën mësimdhënies duke hapur një shkollë private për vajza në Connecticut në vitin 1823. Ajo gjithashtu mësoi matematikën si auto-didakte si edhe gjuhën latine e filozofi, mësime këto të ndaluara për vajzat e asaj epoke.
Beecher besonte aq shumë se gratë janë të predispozuara nga natyra që të jenë mësuese dhe nëna të afta, saqë e kundërshtoi fort të drejtën e votës për gratë.
Susan B. Anthony (1820-1906)
Anthony kishte pasione për shumë gjëra në jetë: shfuqizimi i skllavërisë, të drejtat e punëtorëve dhe të grave. Por duket se e drejta për tu martuar nuk ishte një nga të parapëlqyerat e saj. Ajo ka organizuar takime të shpeshta mbi anti-skllavërinë dhe bëri fushatë për të amenduar kushtetutën për shfuqizmin e skllavërisë. E drejta e grave për të votuar i duhet atribuar pikërisht kësaj gruaje dhe punës të saj të palodhshme në lobimin e kësaj të drejte.
Fakti se ajo ishte një grua jo e martuar i dha asaj më shumë kohë për aktivizëm politik si dhe e ktheu atë në një grua jo të zakonshme.Ja si shprehet ajo në një nga fjalimet e saj më të famshme: “ Teksa gratë edukohen dhe aftësohen për tregun, ato shijojnë bukën e fituar me djersën e tyre..Kjo e fundit i bën ato të mos i pranojnë limitimet e martesës dhe nënshtrimin ndaj bashkëshortit të shumë-pushtetshëm”.
Clara Barton (1821-1912)
Clara ka punuar si ndihmës mjeke që në moshë të njomë, diku tek 10 vjece kur iu desh të kujdesej për vëllain e saj David, pas incidentit kur u rrëzua nga catia e shtëpisë. Në moshën 17 vjecare ajo u bë mësuese dhe më vonë u kthye në nënpunësen e parë femër që paguhet njësoj si meshkujt.
Ajo mori tri propozimë për martesë, por i refuzoi të treja me motivin se asnjëri prej tyre nuk përmbushte idealet e bashkëshortit perfekt. Gjatë luftës civile në Amerikë ajo shërbeu si infermiere në unionin e ushtarëve, ku mori dhe nofkën “Engjëlli i fushëbetejës”. Në fund të viteve 1860 ajo u përfshi në lëvizjen e votës për gratë. Në vitin 1881 ajo kreu shërbim komunitar në Kubë dhe Turqi edhe pse ishte 60 vjece.
Nannie Helen Burroughs (1879-1961)
E lindur nga prindër që kishin fituar lirinë prej skllavërisë në Virginia, Burroughs ishte një mësuese afro-amerikane, udhëheqëse fetare dhe aktiviste për të drejtat civile. Pasi iu refuzua posti i mësueses në një shkollë në Washington, ajo u zhvendos në Philadelphia, ku u bë dhe editore për një gazetë baptistësh. Në një fjalim të sajin në vitin 1990 ajo e shtynte kishën baptiste për të përfshirë gratë në vendimmarrje si dhe qëndroi active në udhëheqjen e kishës për gjithë pjesën e mbetur të jetës së saj.
Ajo u rikthye në Washington ku hapi dhe një shkollë tregtie për vajzat, duke iu mësuar atyre të punojnë për të fituar lekun e tyre. Ajo ishte aktive edhe në Shoqatën kombëtare për Gratë me ngjyrë.Martesa ishte shumë larg qëllimeve të saj, duke iu përkushtuar aktivizmit në fusha të ndryshme.
Greta Garbo ( 1905-1990)
Aktorja Hollywood-iane që u kthye në “sex symbol” refuzoi të ndiqte trendin e martesave të njëpasnjëshme të dështuara të shumë prej bashkëkolegeve të saja. E lindur në Suedi, Greta nisi karrierën e saj si modele dhe më pas kaloi në aktrim. Në moshën 20 vjecare ajo arriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nisi të aktrojë në filma pa zë. Kur dha dorëheqjen nga aktrimi Greta ishte në të tridhjetat e saj, por gjithsesi kishte kontribuar në më shumë se 20 filma, disa prej të cilëve janë: “Anna Karenina”, “Camille” dhe “Ninotchka”.
Në një prej artikujve të shumtë për të citohet shprehja e saj e famshme” Dua të mbetem vetëm”. Pas largimit nga ekrani, Greta u zhduk nga syri publik. Edhe pse e përfshirë në shumë romanca, Greta kurrë nuk u martua. /k.m/