7 gjëra të shëmtuara që i thuhen grave, por kurrë burrave
Për ata që mendojnë se seksizmi ka vdekur shumë kohë më parë: këtu kemi disa prova për t’ju provuar të kundërtën. Gratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2015 janë paguar mesatarisht 79 cent për çdo dollar të fituar nga burrat(dhe kur futesh në hollësi, gratë me ngjyrë fitojnë edhe më pak se gratë e bardha). Ka rregullisht raste kur gratë raportojnë se keqtrajtohen në sistemin e kujdesit shëndetësor, simptomat e tyre shpesh injorohen ose shkruhen si ankesa pa kuptim, ndërsa burrat dëgjohen nga fillimi në fund. Gratë janë ende në mënyrë disproporcionale të nën përfaqësuara në shumicën e fushave të shoqërisë, sidomos në Kongres dhe botën e biznesit (vetëm 4.4 për qind e kompanive Fortune 500 kanë një drejtoreshë ekzekutive femër).
Këta janë vetëm disa shembuj; ka edhe shumë mënyra të tjera delikate se si gratë diskriminohen në baza ditore. Ne shpesh na bëjnë pyetje nga më qesharaket në lidhje me pamjen tonë fizike dhe organet tona riprodhuese.
Këtu janë shtatë gjëra të mërzitshme që u thuhen grave por jo burrave.
- “Duhet të buzëqeshësh më shpesh.”
Paçi fat nëse përpiqeni të gjeni një grua që nuk e ka dëgjuar këtë nga dikush në një moment të jetës së saj.
Për shembull, kurrë nuk kemi dëgjuar që një kandidati presidencial ti kërkohet të buzëqeshë më shumë kur mban një fjalim të rëndësishëm në lidhje me gjendjen e vendit. Kjo, deri sa pamë Hillary Clinton të dalë në skenë për fjalimin e saj të pranimit në Konventën Demokratike Kombëtare. Njerëzit bombarduan Twitter-in duke këmbëngulur se Clinton – gruaja e parë që ndonjëherë është propozuar nga një parti e madhe për Presidente – të buzëqeshte, mbi të gjitha. Diçka më thotë se askush nuk ka bërë kurrë të njëjtin sugjerim për Donald Trump.
- “A është ngjyra natyrale e flokëve të tu?”
Pranojeni, djema: Shumicën e kohës, kur bëni këtë pyetje, në të vërtetë doni të dini ngjyrën e qimeve pubike. Ju mund të mendoni se po flirtoni, por nuk po bëni gjë tjetër veçse po tregoheni manjakë – dhe nuk ka asgjë të bukur, apo tërheqëse në tërë këtë.
Për shkak se shoqëria vendos aq shumë vlera në mënyrën se si ne gratë dukemi, shumica e komplimentet apo komenteve që dëgjojmë janë për trupin tonë, që mund ti çojë gratë që të bëhen të fiksuara me pamjen e tyre. Ne mund ta përmirësojmë gjeneratën e ardhshme në qoftë se nuk i pyesim vazhdimisht gratë e reja se çfarë ngjyre kanë në të vërtetë flokët e tyre. Çfarë rëndësie ka gjithsesi?
- “Hej, zemra.”
Grave i vënë pseudonime si “e dashur”, “zemra” dhe “shpirti” gjithë kohës nga njerëz që nuk i njohin. Kur ka qenë hera e fundit që keni dëgjuar një djalë që automatikisht të thirret me diçka të ngjashme? Të gjitha këto terma të ëmbëlsuar që janë menduar për të qenë të dashur në të vërtetë janë mospërfillës dhe reduktojnë gra të rritura në vajza të vogla që duhen përkëdhelur.
Pavarësisht se si donit që të të tingëllojë, duke e quajtur një grua që nuk e njihni “zemra”, mund ta bëjë atë të ndjehet e objektivizuar.
- “Sa e gjatë je pa ato këpucë?”
Ja ku u kthyem përsëri me maninë e pamjes fizike të grave. Çdo gjë fillon kur jemi fëmijë të vegjël. Djemtë pyeten se çfarë duan të bëhen kur të rriten, ndërsa vajzave u thonë se kaçurrelat në flokët e tyre janë të bukura.
Ndërsa një burrë fare lehtë do të zemërohej nëse një i huaj do ta pyeste se sa i gjatë është pa këpucët e tij, është e zakonshme që një grua të pyetet për gjatësinë e saj të vërtetë, sikur specifikat e staturës së saj fizike e bën atë apo jo të denjë për kohën tonë.
- “Uau, qenke hamëse mjaft e mirë.”
Përse dikush do të donte të inspektonte nga afër se si ha një person? Shoqërisë tonë në përgjithësi nuk i plas fare se sa mund të hajë një burrë, por tërheq vëmendje, kur një grua shihet se po shijon atë çfarë ka në pjatë. Kjo për shkak se kemi ushtruar shumë presion mbi gratë për të ngrënë sasi të vogla ushqimi në mënyrë që të qëndrojnë të holla. Nuk është çudi që 20 milionë gra amerikane vuajnë nga ndonjë lloj çrregullimi ushqimor.
- “Duhet të konsiderosh të bësh më shumë grim.”
Nuk ka asnjëherë rëndësi se si duket fytyra ose lëkura e një burri kur shkon në punë – ai gjykohet kryesisht nga performanca e tij. Në një sondazh të vitit 2013, më shumë se gjysma e pronarëve të anketuar thanë se do të ishin në mëdyshje për të promovuar një grua që nuk bënte kurrë tualet. Mënyra se si ne bëjmë grim (në qoftë se zgjedhimn për të bërë) e kemi ne në dorë, dhe nuk duhet të durojmë ndonjë vërejtje në mënyrë të çuditshme imponuese nga njerëz të tjerë.
- “Është e vështirë të jesh i vëmendshëm kur ke të veshur atë fund.”
Për një moment janë pritshmërite që ne të vishemi dhe të dukemi seksi, dhe në një moment tjetër na thonë se trupat tanë tërheqin vëmendje për të punuar vërtetë. Vajzat fillojnë ta dëgjojnë këtë në moshë të re, kur kodi i veshjes nëpër shkolla vendoset në një mënyrë të caktuar që djemtë “të mund të përqendrohen” siç duhet në shkollimin e tyre. Kjo bën që ata të besojnë se djemtë natyrshëm bëjnë pre vajzat, që është një mënyrë e rrezikshme dhe të frikshme për të menduar për botën.
Gratë e të gjitha moshave nuk duhet të konsiderohen si një “tërheqje vëmendjeje”, thjesht sepse ato janë në të njëjtën dhomë me burrat, veshur me rroba të caktuara. Edhe thjesht të bëhet shaka në lidhje me një fund apo fustan si një devijim zbavitës, nuk është gjë e bukur. Mbajini sytë dhe komentet tuaja të shëmtuara për veten tuaj./A.A.