6 mënyrat se si aksidentalisht u mësojmë fëmijëve tanë kulturën e përdhunimit
Asnjë prind (që kam takuar ndonjëherë) nuk do të donte asnjëherë të mësojnë fëmijët e tyre që përdhunimi është gjë e mirë. Por çdo ditë, në mënyra të ndryshme, prindërit me qëllime të mira do të kontribuojnë në kulturën e përdhunimit, dhe ata që e vuajnë janë fëmijët tanë.
Si nëna dhe baballarë, ne ndoshta nuk u flasim direkt për përdhunimin fëmijëve, të paktën jo derisa ata janë më të mëdhenj. Por ne gjithmonë u dërgojmë mesazhe për seksin dhe pëlqimin gjatë gjithë kohës. Për shkak të kësaj, ne duhet të sigurohemi që nuk po u mësojmë atyre disa mësime shumë të rrezikshme, edhe pse vetëm aksidentalisht.
Këtu janë gjashtë mënyra(shumë të zakonshme), se ku gabojmë, dhe se si mund të përmirësohemi …
- U themi fëmijëve tanë se “djemtë do të sillen si djem.”
Si nënë e disa djemve shumë aktivë, unë e di se shumica e njerëzve nuk duan të thonë asnjë gjë të keqe kur thonë që “djemtë do sillen si djem”, por shumë shpesh kjo frazë përdoret për të justifikuar sjelljen e keqe, p.sh. goditjet ndaj fëmijëve të tjerë apo të qënit shkatërrues.
E vërteta është, djemtë janë plotësisht të aftë të respektojnë trupat, sendet, dhe hapësirën e njerëzve të tjerë. Por, sa herë që ata dëgjojnë justifikimet tona për sjelljen e tyre të keqe si pjesë e jetës djaloshare, ata mësojnë se ata jo vetëm janë mbi rregullat, por edhe se djemtë nuk mund të kontrollojnë impulset e tyre.
Ky mesazh do të qëndrojë me ta ndërkohë që rriten dhe dëshira seksuale do të fillojë të shtohet. Si prindër, ne nuk mund të tronditemi se djemtë ndihen se kanë të drejtë të ngacmojnë seksualisht të tjerët, kur ne gjatë gjithë jetës së tyre u kemi thënë se janë mbi rregullat, sepse janë djem.
- Detyrojmë fëmijët të përqafojnë e puthin të tjerët.
Shumë prindër të dashur u thonë fëmijëve të tyre të përqafojnë një mik apo të afërm, pa marrë parasysh nëse fëmija i tyre dëshiron ta bëjë këtë. Kjo dërgon një mesazh të rrezikshëm se miratimi mund të shtypet, apo se nuk ka rëndësi fare.
Në vend të kësaj, sugjeroni disa mënyra të ndryshme për të përshëndetur ose thënë mirupafshim të dashurve tuaj. Unë i pyes fëmijët e mi, “A doni të përqafoni gjyshen, ose ndoshta një qepalla ose ti përshëndesni me dorë?”
Fëmijët duhet të dinë, që nga fillimi i jetës së tyre, që miratimi ka rëndësi.
- Duke i pyetur: “Çfarë bëre që e detyrove të të gjuante?”
Kjo është e vështirë, sidomos për prindër me më shumë se një fëmijë. Vëllai dhe motra shpesh armiqësohen me njëri-tjetrin, deri sa njëri humbet gjakftohtësinë dhe kalon në fizike, por është e rëndësishme të dini të gjithë historinë përpara se të vendosni mbi pasojat..Duke pyetur, “Çfarë bëre që e detyrove të të gjuante?” mëson si viktimën ashtu edhe agresorin që një person mund të detyrojë dikë tjetër të bëjë një zgjedhje të gabuar. Ky mesazh është shumë i zakonshëm në shoqërinë tonë “Çfarë kishe veshur natën që u përdhunove?”
Në vend të kësaj, thuajini çdo fëmije: “Të lutem më trego të gjithë historinë e asaj që ndodhi, që nga fillimi.” Në këtë mënyrë ju e dini rolin që çdo fëmijë ka luajtur para se të vendosni se kush e ka fajin.
Dhe sigurohuni që të kujtoni fëmijët se ata gjithmonë mund të zgjedhin nëse duhet të përdorin dhunë apo të lëndojnë dikë tjetër, dhe askush nuk mund t’i detyrojë ata ta bëjnë këtë gjë, madje as me fjalë të bezdisshme ose lënduese.
- Të mësoni fëmijët se djemtë i godasin vajzat, sepse i pëlqejnë ato.
Nuk ka rëndësi nëse fëmija juaj është vajzë apo djalë, është e rëndësishme që ata të mësojnë herët në jetë se të godasin apo lëndojnë dikë për të patur vëmendjen e tyre nuk është kurrë në rregull. Dhe kurrsesi nuk është një mënyrë për ti treguar dikujt që e pëlqeni.
Fraza “Ai e bën këtë vetëm sepse të ka qejf” nuk duhet të dalë nga gojët tona, kur fëmijët tanë po ngacmohen apo lëndohen. Kjo përforcon idenë se dashuria është e barabartë me vuajtje dhe se nuk ka problem kur lëndon të tjerët. Kjo jo vetëm që mund të kontribuojë në dhunë shtëpiake më vonë, por gjithashtu mëson fëmijët se dëshira e tyre për vëmendjen është më e rëndësishme se ndjenjat e personit që kanë qejf.
Në se kjo nuk është kulturë përdhunimi, atëherë unë nuk e di se çfarë është.
- Të quash kurvë ndonjë vajzë apo grua përpara fëmijëve.
Si prindër, ne gjithmonë u mësojmë, madje edhe kur nuk e dimë. Fëmijët tanë dëgjojnë fjalët tona, dhe mundohen të kuptojnë se si ajo që ne themi mund të përdoret prej tyre.
Nëse fëmijët tanë dëgjojnë se po justifikojmë përdhunimin apo sulmet seksual në çfarë do lloj mënyre, ata do ta përvetësojnë këtë mesazh. Ata gjithashtu do të dëgjojnë se si i degradoni gratë për seksualitetin apo rrobat e tyre, dhe do ta mbajnë mend këtë.
Ato mund të fillojnë të besojnë se ka rrethana në të cilat e meritojnë të përdhunohen apo sulmohen, apo besojnë se ata kanë të drejtë të kryejnë (ose thjesht të justifikojnë) përdhunimin ose sulmin seksual nëse viktima duket se “e meritonte atë.” Edhe nëse kjo është për shkak se gruaja ka bërë një zgjedhje “Kurvash”, ose për shkak se viktima mashkull “dukej gej,” kjo është e gabuar. Gjithmonë.
Kur flasim për përdhunim dhe sulm, kujtojeni fëmijët tuaj se askush nuk e meriton përdhunimin”, “nuk e kërkon atë.” Nuk egziston asgjë që mund të detyrojë një person tjetër të përdhunojë, duke përfshirë edhe faktin që je e dehur. Faji për një përdhunim gjithmonë mbetet ekskluzivisht tek përdhunuesi.
- Përforcimi i idesë se vajzat duhet të jenë “të pastra”.
Shumë vajza sot janë mësuar që vlera e tyre qëndron në “pastërtinë” e tyre (që do të thotë virgjërinë apo modestinë) në një kohë kur kjo nuk ka shumë kuptim. Vajzat duhet të mbeten virgjëresha deri në martesë, pavarësisht nga fakti se 95 për qind e amerikanëve bëjnë seks para martese. Edhe të krishterët ungjillorë kryejnë marrëdhënie seksuale paramartesore në një normë prej 80 për qind, pavarësisht nga e gjitha propaganda që këmbëngul se gratë duhet të mbeten “të pastra” për martesë.
Ti thuash një vajze që virgjëria ose modestia e saj është pjesë përcaktuese e mirësisë së saj është e rrezikshme për shumë arsye, duke përfshirë edhe dëmin që u bëhet vajzave dhe grave që janë abuzuar ose sulmuar seksualisht. E mbijetuara e rrëmbimit dhe përdhunimit Elizabeth Smart ka shpjeguar, se të këmbëngulësh mbi virgjërinë mundet të pengojë viktimat e abuzimit dhe dhunimit seksual të largohen ose të kërkojnë ndihmë.
Për fëmijët e tjerë, duke i mësuar se seksi është në rregull vetëm në martesë, apo edhe vetëm kur jeni të dashuruar, mund të shkaktojë që ata të bëjnë zgjedhje më pak të shëndetshme. Marnie Goldenberg, një konsulente shëndeti dhe edukatore e shëndetit seksual, thotë se për adoleshentët, kur përpiqen të lidhin marrëdhënien seksuale me dashurinë, në fakt mund të kthehet në kurth. Vajzat janë mësuar se të jenë tw dashuruara do ti mbajë gjithmonë të sigurta seksualisht, dhe kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
“Nëse unë [si një adoleshente] ndjehem e detyruar që të identifikoj një ndjenjë si” dashuri” kur nuk është e tillë, kur është thjesht epsh (që është krejtësisht e arsyeshme), unë pengohem në aftësinë time për të kuptuar, komunikuar, dhe vepruar sipas interesave të mia.” Me fjalë të tjera, në qoftë se fëmijët tanë ndihen të fuqizuar që ta identifikojnë epshin si epsh (pa pasur nevojë ta kthejnë atë në dashuri romantike), ata janë më të aftë për të vendosur nëse duan të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Goldenberg shpjegon se disa djem e shfrytëzojnë faktin që vajzat ngatërrojnë dashurinë për siguri dhe do ti manipulojnë vajzat për të fituar besimin e tyre dhe të përfitojnë prej tyre.
Ideja se martesa, apo edhe rënia në dashuri, janë parakushte për seks etik, gjithashtu i nxjerr vajzat që nuk janë “të pastra”, si jo të denja për mbrojtjen nga shoqëria kundër abuzimit dhe dhunimit./A.A.