5 sekretet e vaginës
Siç shkruan Russell Saunders në The Daily Beast,” grave nuk do ju duhet më të bëjnë avull në vaginat e tyre dhe më pas të shpëlahen me Lysol.” Me të vërtetë.
Këtu ju ofrojmë këtë ode për vaginën dhe vetëm disa nga gjërat e mrekullueshme që mund të bëjë:
- Vagina është vetë-pastruese dhe vetë-rregulluese.
Kjo është normale, madje një gjë e mirë, që vagina – tubi elastik dhe muskulor që lidh mitrën dhe qafën e mitrës me organet e jashtme seksuale, pra, vulvën – kryen derdhje të caktuara gjatë ciklit të një gruaje. “Vagina është projektuar për ta mbajtur veten të pastër me ndihmën e sekrecioneve natyrore,” shpjegon website Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë (Britain’s National Health Service). Ajo gjithashtu ka më shumë baktere sesa kudo tjetër në trup (i dyti vetëm për të brendshmet) në mënyrë që ta mbajë zonën e poshtme në harmoni: bakteret e mira vaginale ndihmojnë për të ruajtur ekuilibrin delikat të pH-it të zonës dhe madje të prodhojnë një substancë që largon bakteret e tjera nga muret vaginale dhe nuk lejon të pushtohen indet.
Pastaj është edhe fakti që vaginat e grave janë të afta të përgatiten për marrëdhënie seksuale duke prodhuar një lëng të tejdukshëm që ofron lubrifikim dhe e bën seksin të rehatshëm dhe të këndshëm.Vagina, me fjalë të tjera, është shefi i vetvetes.
- Ajo zgjerohet.
Gjatë lindjes së fëmijës, qafa e mitrës – indi që lidh mitrën me vaginën – hapet ose zgjerohet deri në 10 centimetra, në mënyrë që foshnja të lëvizë në kanalin e lindjes. Se sa zgjerohet vagina kur një grua është duke lindur varet nga shumë faktorë, duke përfshirë gjenetikën dhe sa e madhe është foshnja e saj.
Por lindja nuk është moment i vetëm kur vagina e një gruaje zmadhohet: Ajo mund të zmadhohet deri në 200 për qind, kur një grua është seksualisht e eksituar, raporton Psychology Today. Ashtu siç ka thënë një herë Dr. Mary Jane Minkin, një profesoreshë klinike e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Yale Shkolla e Mjekësisë: “Vagina është një organ që zgjerohet.”
- Forcohet.
Vagina zmadhohet shumë gjatë lindjes së fëmijës, por është edhe plotësisht e aftë të kthehet në normalitet sepse ka “jo vetëm elasticitetin për tu zgjeruar, por edhe kapacitetin për tu tërhequr,” shpjegon websiti Çfarë Duhet të Prisni Kur jeni Shtatëzënë. Vaginat mund të forcohen duke bërë ushtrime të legenit, të cilat jo vetëm që e bëjnë zonën përreth vaginës dhe anusit të fortë pas lindjes, por munden të ndihmojnë një grua gjatë gjithë jetës së saj, ka lindur apo jo. Sipas Klinikës Mayo, çdo ditë ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë për të parandaluar rrjedhjet e urinës (kur qesh, kollitet, etj) dhe për të përmirësuar kontrollin e zorrëve.
Në një mënyrë më pak seksi, Everyday Health thekson se “Ushtrimet e forta Kegel mund të rritin eksitimin tuaj gjatë seksit, rritin orgazmat tuaja, përmirësojnë qarkullimin e gjakut në organet gjenitale dhe rritin lubrifikimin vaginal.” Dhe për këtë duhet vetëm pak përkushtim ditor.
- Klitori është i vetmi organ i projektuar thjesht për kënaqësi.
“Klitori është një pjesë e vulvës tuaj që i është përkushtuar krejtësisht kënaqësisë seksuale”, shpjegon Planned Parenthood. “Ajo fryhet kur ju eksitoheni.”
Dhe klitori është shumë, shumë i ndjeshëm, me 8000 mbaresa nervore të raportuara- më shumë se kudo tjetër në trup, raporton Women’s Health.
- Kur vjen puna tek orgazmat, nuk ka nevojë për pushim.
Ashtu siç thotë Klinika Cleveland: “Meshkujt kanë nevojë për pak kohë që ta marrin veten pas orgazmës, gjatë së cilës ata nuk mund të arrijnë sërish në orgazëm.” Trupat e grave, nga ana tjetër, nuk kanë nevojë për një kohë të tillë, dhe “shumë janë të afta të kthehen shpejtë në fazën e orgazmës me më shumë stimulim seksual dhe mund të përjetojnë orgazma të shumta.”
Marrë nga: www.huffingtonpost.com