19 gra Yazidi janë djegur të gjalla sepse nuk kanë pranuar të jenë skllave seksi
Militantët e ISIS kanë ekzekutuar publikisht 19 gra Yazidi duke i djegur të gjalla në Mosul, Irak, raportojnë aktivistët lokalë.
Gratë u dogjën për vdekje në kafaze hekuri, sepse refuzuan të kenë marrëdhënie seksuale me luftëtarët e Isis, njoftoi agjencia kurde ARA News.
“Ata u dënuan sepse refuzuan të bënin seks me militantët e Isis”, tha Abdullah al-Malla, një aktivist i mediave lokale.
Një dëshmitar okular në Mosul tha për ARA News: “Të 19 vajzat u dogjën për vdekje, ndërkohë që qindra njerëz po shikonin.”
“Askush nuk mund të bënte asgjë për ti shpëtuar ato nga ai dënim brutal.”
Mijëra gra Yazidi janë zënë rob, kur Isis mori kontrollin e Sinjar, në Irakun veri perëndimor, në gusht të vitit 2014.
Ushtria irakiane është duke u përgatitur për një sulm në fortesën e Isis në Falluxhë.
Ushtarët kanë siguruar një lagje në jug të qytetit dhe janë gati për të hyrë në qendrën e qytetit./A.A.