25 Nëntori është Dita ndërkombëtare për eleminimin e dhunës me bazë gjinore.
Dita e sotme shënon njëkohësisht dhe fillimin e 16 Ditëve të aktivizmit për adresimin e fenomenit.

Gjatë këtyre 16 ditëve fokus janë gratë dhe vajzat, viktima të dhunës, që ende e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë e të flasin hapur për dhunën.
Moto e fushatës së këtij viti është: Gjenerata e barazisë ngrihet kundër përdhunimit dhe dhunës me bazë gjinore. #OrangeTheWorld
Fokus i Historia Ime padyshim janë dhe gratë dhe vajzat e komunitetit LBTI+ në Shqipëri, që përballen me diskriminim të dyfishtë dhe stigmës shoqërore për vetë ekzistencën e tyre.
Risjellim në vëmendje numrin e emergjencave për gratë e dhunuara: 116 117, ku mund të raportoni rastet e dhunës dhe të kërkoni ndihmë nga organizatat e grave në vend.
Në vijim, një dokumentar i shkurtër i realizuar nga UN Women Albania, ku ndër historitë e shumta, mund të dëgjoni dhe përjetimet e një gruaje lezbike dhe eksperiencën e saj me dhunën.
Bashkë mund t’ja dalim të eleminojmë dhunën me bazë gjinore!