Studim: Adoleshenca është periudha që gënjejmë më shumë
Sipas një studimi të ri, adoleshentët janë të prirur të gënjejnë më shumë se çdo moshë tjetër. Shkencëtarët e Universitetit të Amsterdamit kanë testuar më shumë se një mijë persona të moshave nga 6 deri në 77 vjeç.
Studimi, i publikuar në Acta Psychologica, u ka kërkuar pjesëmarrësve t’u përgjigjen disa pyetjeve të thjeshta për njohuritë e përgjithshme, duke treguar nëse thonë të vërtetën apo gënjejnë. Ata janë pyetur gjithashtu sa shpesh dhe kë kanë gënjyer në 24 orët e fundit.
Studiuesit gjetën se adoleshentët ishin të aftë të gënjenin më shpejt dhe më saktë, kur iu nënshtruan testit. Fëmijët nga mosha 6-8 vjeç, dhe të moshuarit, ishin gënjeshtarët më naivë.
Në testin e dytë, adoleshentët sërish ishin në krye të listës duke thënë se kishin treguar mesatarisht 3 gënjeshtra në 24 orët e fundit.
Studiuesit thonë se ka “ndryshime të rëndësishme që lidhen me moshën e mashtrimit”, duke thënë se këto ndryshime mund të jenë si shkak i nivelit të ndryshëm të “kontrollit frenues”. /Top Channel