Skandal në Selanik, zbulohen vatra pedofilie me djem shqiptar
Dëshmi shokuese, vijnë nga Selaniku ku djem të vegjël shqiptarë raportohet të jenë viktima të abuzimit seksual nga meshkuj grekë, mes tyre edhe priftërinj ortodoksë.
Gazeta greke “Espresso” shkruan se djem të vegjël romë nga Shqipëria dhe Bullgaria janë viktima të abuzimit seksual nga meshkuj grekë, mes të cilëve edhe priftërinj. E përditshmja “Espresso” citon kryetarin e shoqatës greke “Buzëqeshja e Fëmijës”, i cili denoncon skandalin.
Kostas Ianopulos thotë se në qytetin e Selanikut, konkretisht në zonën Vardari te rruga Afrovitis, djem të moshës midis 12 deri 17 vjeç nga Shqipëria, Bullgaria por edhe grekë nga rajone si Veria, Aleksandria etj, gjenden çdo natë në rrugë duke dhënë trupin e tyre tek pedofilët. Ianopulos thotë se fëmijët e mitur vijnë çdo ditë me autobusë nga pikat kufitare e shpesh të pashoqëruar nga prindërit dhe zbarkojnë te rruga Afrovitis.
“Ne kemi informacione se çdo ditë vijnë me autobusë nga Shqipëria dhe Bullgaria djem të mitur” pohon z Ianopulos. “Kemi kërkuar nga autoritetet doganore kufitare greke që të verifikojnë mënyrën si vijnë këta fëmijë dhe kush i shoqëron që të dinë të paktën nëse rikthehen në atdheun e tyre” shton ai.
Gazetari Nikos Pitsiakidis ka folur me disa banorë të zonës. Ai ka mbledhur dëshmi tronditëse prej tyre që japin detaje për mënyrën si funksionon skandali i abuzimit seksual me fëmijët.
“Në mbrëmje meshkuj të moshave nga 35 deri 60 vjeç vijnë me makina dhe ndalen para plot djemve te vegjël që presin punë. Qëndrojnë pak ku bëjnë pazarin dhe marrin me vete një djalë. Pas disa orësh i rikthejnë në zonë”, tregon një banor i zonës i cili ka një dyqan me veshje.
Në një rast edhe më skandaloz publikohet dëshmia e një banori 25 vjeçar që pohon se pjesë e pedofilëve është edhe një prift”.
/BalkanWeb