Siguria e fëmijëve në makinë, rregullat që hyjnë në fuqi më 10 shtator
Nga data 10 shtator do të hyjë në fuqi ashpërsimi i gjobave për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe paisjeve fiksuese të posaçme për fëmijët nën 12 vjeç. Policia kishte parashikuar që aplikimi i rregullave të reja të hynte në fuqi këtë të hënë, por është vendosur shtyrja me 5 ditë e afatit me qëllim informimin e drejtuesve të automjeteve në lidhje me ndryshimet.
Rregullat e reja dhe sistemi i gjobave:
- Fëmijët nën 4 vjeç duhet të qëndrojnë në sedijen e pasme dhe duhet të jenë të pajisur me sistemi fiksimi.
- Fëmijët mbi 4 vjeç duhet të qëndrojnë në sedijen e pasme dhe të vendosin rripin e sigurimit.
- Fëmijët deri në 12 vjeç mund të qëndrojnë në sediljen e parë vetëm kur ajo është e pajisur me sistemi fiksimi
- Ndryshimet në rregullore i detyrojnë të gjithë pasagjerët të vendosin rripin e sigurimit, në të kundërt do të ndërmerren gjoba që variojnë nga 5 deri në 15 mijë lekë.
- Drejtuesit e automjeteve që nuk përdorin sistemin e fiksimit për fëmijët veç gjobës do të kenë pezullimin e lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
Foto: Pasisje fiksuese për automjetet për fëmijët nën 12 vjeç
Nga rregullorja e re e kodit rrugor përjashtohen mjetet e transportit publik që lëvizin në zona urbane, për të cilat nuk është e detyrueshme vendosja e rripit të sigurimit.
/l.k./