Save the Children: 1 në 4 fëmijë në botë, nuk përjetojnë fëmijëri
Raporti i fundit i organizatës Save the Children “Fëmijëri të grabitura”, zbuloi se 1 në 4 fëmijë në botë është i privuar nga fëmijëria. Raporti përfshin një indeks global ku Shqipëria renditet në vendin e 71 nga 172 shtete të monitoruara.
Faktorët që ndikojnë më së shumti në prishjen e fëmijërisë, janë kequshqyerja, dhuna ekstreme dhe konflikti në familje, martesat dhe shtatzënitë në moshë të hershme, puna e fëmijëve, shëndeti i dobët, pamundësia e vijimit të shkollës etj.
Pozicioni i Shqipërisë është më i ulëti në rajon, e cila ndiqet nga Maqedonia në vendin e 56, Mali i Zi në vendin e 44, Serbia në vendin e 41 dhe Bosnja dhe Hercegovina e 35-ta.
Indeksi, i cili monitoron 172 shtete, tregon se fëmijëria është më e kërcënuar në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, me Nigerinë të renditur në pozicionin më të ulët. Ndërsa shtetet ku fëmijëria është më pak e kërcënuar, janë Norvegjia, Sllovenia, Finlanda, Holanda dhe Suedia.
Disa gjetje nga raporti “Fëmijëri e grabitur”
- 263 milion fëmijë në botë nuk kanë mundësi të vazhdojnë shkollën.
- 168 milion e fëmijëve në botë detyrohen të punojnë.
- 156 milion fëmijë në botë vdesin pa mbushur 5 vjeç.
- Rreth 15 milion vajza nën 18 vjeç martohen me forcë çdo vit.
- Më shumë se 1 milion vajza nën 15 vjeç lindin fëmijë çdo vit.