Rëndësia e dërgimit herët në shkolla të fëmijëve romë
Autor: Iliana Sarafian, Arthur Ivatts | Open Society Foundations
Edukimi i hershëm në fëmijëri nuk është një ekstravagancë, është esencial – sidomos në rastin e fëmijëve romë, siç e bën të qartë një raport i ri me bashkautor Fondacionet Shoqëria e Hapur.
Në vitet e fundit, një grup provash kanë treguar rëndësinë ekonomike dhe sociale të investimit në zhvillimin e hershëm në fëmijëri. Një kërkim i financuar nga Bashkimi Europian mbi romët konfirmoi ndikimin e fortë të edukimit parashkollor mbi kompetencat e nxënësve. Në çdo aspekt të monitoruar, ndryshime u panë midis fëmijëve romë që kishin qenë në kopsht dhe fëmijëve romë që nuk e kishin frekuentuar.
Por investimi në arsimin e hershëm të fëmijës sjell përfitime që shkojnë përtej mureve të shkollës. Në fakt, ka një gjithëpranim se promovimi dhe zhvillimi i edukimit të hershëm mund të jetë një përbërës kritik në adresimin e pabarazisë dhe pjesëmarrjes në komunitetet rome.
Një vend i mirë për të testuar këtë teori është Republika Çeke, një vend që vuan nga një nivel jashtëzakonisht i lartë i pabarazisë në vitet e para të arsimit. Në fillim të nëntorit, Fondacionet Shoqëria e Hapur, Fondi i Edukimit të Romëve dhe UNICEF publikuan Përfshirja e Hershme në Fëmijëri e Romëve, një raprot mbi përfshirjen e romëve në edukim dhe kujdesin në fëmijëri të hershme në Republikën Çeke. Raporti zbuloi se, ndërsa fillimi i arsimit të detyrueshëm mund të jetë një sfidë për familjet, provat konfirmojnë se këto hapa të parë kritikë janë jetësor për prindërit romë dhe fëmijët e tyre.
Këtë vit, Mbrojtësi Publik i të Drejtave në Çeki citoi “mungesën e arsimit parashkollor” si një nga arsyet kryesore të dështimit të fëmijëve romë për të arritur rezultate të mira në shkollë fillore. Kjo mungesë e arsimit parashkollor buron pjesërisht nga një sistem arsimor shumë i diferencuar në të cilin disa fëmijë – veçanërisht romë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara – janë strukturalisht të përjashtuar nga edukimi i zakonshëm.
Përjashtimi strukturor është mbizotërues, zakonisht në formën e shkollave të ndara dhe klasave të diferencuara lidhur me shkollat e zakonshme. Studimet në modelet e edukimit të nxënësve romë zbulojnë se fëmijët romë kanë 10 herë më shumë gjasa sesa shumica e fëmijëve të tjerë të ndahen në shkolla apo klasa jashtë arsimit të zakonshëm.
Më shumë veprime duhen ndërmarrë nga qeveritë për të monitoruar dhe zbatuar respektimin e ligjit për trajtim të barabartë, që mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre dallimeve. Ideja se shumica e fëmijëve romë janë më mirë në shkolla të ndara mbetet e përhapur mes mësuesve dhe profesionistëve të tjerë të arsimit, të cilët kanë shpesh stereotipin se nxënësit romë dhe prindërit e tyre nuk kanë disiplinë dhe nuk e vlerësojnë arsimin.
Sfidë tjetër është mungesa e arsimit të duhur në vitet e hershme dhe parashikimit të kujdesit në Republikën Çeke. Krahasuar me mesataren e shteteve të BE-së, më pak burime i jepen shërbimeve në mbështetje të familjes dhe mirëqenies së fëmijëve në Republikën Çeke, që paraqet një nga normat më të ulëta të pjesëmarrjes në kujdesin për fëmijët mes tre shteteve të BE-së, një situatë që nuk ka ndryshuar në dekadën e fundit. Për shumicën e familjeve rome në çeki, shpesh të izoluar gjeografikisht dhe të ngecur në kushte të këqija jetese, kjo kufizon mundësinë e aksesit në arsimin e viteve të para edhe më shumë.
Për më tepër, Republika Çeke nuk ka monitorim sistematik të normës së pjesëmarrjes së fëmijëve me histori që nuk përbën avantazh në arsimin e viteve të hershme. Kjo e bën të vështirë të vlerësohet me saktësi efektiviteti i politikës, parashikimi dhe iniciativat e praktikës që synojnë përmirësimin e sigurimit të aksesit të barabartë, pjesëmarrjen e rregullt dhe arritjen e kënaqshme të fëmijëve romë në Çeki.
Për këto arsye, raporti Përfshirja e Hershme në Fëmijëri e Romëve rekomandon një konsensus profesional mbi kuptimin e “arsimit përfshirës” për të gjithë fëmijët në Republikën Çeke dhe arsimi që është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Raporti nxit qeveritë të angazhohen ndaj një strategjie kombëtare që në fëmijëri, për përfshirje më të lartë të arsimtarëve romë dhe për përfshirje të duhur të autoriteteve rajonale dhe kombëtare në këtë proces.
Vitet e hershme të një fëmije përfaqësojnë një mundësi të madhe për të zgjidhur pabarazinë dhe për të përmirësuar rezultatet më vonë në jetë. Kjo e bën arsimin dhe kujdesin në vitet e para të jetës shumë të rëndësishëm për mijëra fëmijë romë të Çekisë dhe jo vetëm, të cilët meritojnë një shans më të mirë.
/ BIRN /Botuar fillimisht në Open Society Foundations: The Importance of Getting Roma Children into School Early